Panorama Sport (Albania)

Ndrecës i del fjala, Aleksi provokon me dylbitë

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme mes Egnatias dhe Partizanit, e luajtur në Rrogozhinë.

* Ndeshjen Egnatia- Partizani e ndoqi në tribunën VIP ishpreside­nti i Republikës, Ilir Meta. Ai u pa të bisedonte me të dy presidentë­t e klubeve respektive.

* Edison Ndreca shkëmbeu batuta në fillim të sfidës me Valentino Murataj duke i thënë këtij të fundit se do ta mundë në këtë ndeshje Në fund i doli fjala. * Tifozët e Partizanit provokuan Albano Aleksin, duke i kujtuar edhe të shkuarën e tij me Tiranën. Në fund mesfushori nuk i kurseu provokimet, duke bërë me duar shenjën e dylbive. Me këtë ai i referohet renditjes dhe një deklarate të bërë javë më parë nga trajneri Tetova pas një ndeshjeje me Partizanin.

* Tifozët e Egnatias vendosën një banderolë me foton e Edlir Tetovës, pasi trajneri rrogozhina­s kishte ditëlindje­n ditën e djeshme. Në fund fitorja rezultoi dhurata perfekte. * Xhuliano Skuka shpërtheu në lot në fundin e sfidës, Murataj shkoi ta inkurajoi shokun e skuadrës. Edhe Marçelino Preka u pa mjaft i zhgënjyer pas fërshëllim­ës së fundit të Latës. * Trajneri i Egnatia u pa i revoltuar në pjesën e dytë me arbitrin kryesor Laver Alla. Tekniku i rrogozhina­sve u dëgjua t’i thoshte lushnjarit: “O Laver, jep një faull se na more më qafë”.

* Buxhelaj u irritua me Zejnullain, teksa lojtari i Egnatias qëndroi gjatë i shtrirë në tokë, pas një kontakti me Muratajn. * Topa me shumicë në fushë në minutat shtesë. Tek Egnatia përpiqeshi­n në çdo mënyrë të shpenzonin sekonda dhe sa largohej një top i dytë, zbarkonte tjetri.

* Fernando shënoi të tretin për Egnatian, por më pas Alla e anulon. Gjithsesi, gjatë festës braziliani ia dedikon golin të ndjerit Rafael Duamena.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania