Panorama Sport (Albania)

Shehi: Dominuam, por bëmë vetëvrasje te golat “Lojtarët dhanë gjithçka, të luajmë si në pjesën e dytë”

- ISA HALILI

Trajneri i Partizanit: S’u koordinuam, Fernando ndalej me faull

Partizani humbi me shifra 2- 1 përballë Egnatias në Rrogozhinë, duke shpërdorua­r mundësinë e marrjes së vendit të dytë të renditjes, pas asaj disfate që pësuan shkodranët e Vllaznisë kundër Laçit. Megjithatë, trajneri i “demave”, Orges Shehi, shprehet i lumtur me mënyrën se si u paraqit ekipi i tij. Kritikat qëndrojnë vetëm në dy golat e pësuar, ku trajneri shprehet se skuadra bëri “vetëvrasje” me veprimet dhe mosveprime­t në ato momente.

LOJA - “Nuk na dominoi Egnatia, kompliment­e djemve, kemi bërë një pjesë të parë të mirë, por kemi ndëshkuar veten duke marrë dy gola që mund t’i evitonim. Në ato momente duhej të ishim afër ose e fundit fare të bënim faull taktik. Goli i parë ishte moskoordin­im i mirë i mbrojtësve.

Gjatë pjesës së dytë kemi luajtur mirë, kemi ushtruar presion. Zëvendësua­m lojtarët e krahëve që të ishim më efikasë. Por rastet që kishim nuk i shfrytëzua­m për të barazuar ndeshjen, edhe për shkak të atyre dy golave, ku bëmë ‘ vetëvrasje’. Pa përmendur raste të tjera, që janë të diskutuesh­me”.

FORMACIONI – “Gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa elemente që kërkojmë t’i fusim dhe të qartësohem­i. Për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë. Duke marrë edhe indice nga disa individë të veçantë, që performojn­ë mirë dhe ndryshojnë ritmin e ndeshjes, do të kërkojmë më të mirën. Duhet të vazhdojmë me këtë grintë dhe dëshirë të pjesës së dytë”.

TAKTIKA – “Unë mendoj se edhe pse kundërshta­ri u rreshtua me tre, kemi bërë një analizë të kësaj vendosje, duke gjetur video të ndeshjeve të tyre me këtë vendosje. Kishim porosi të veçantë me Ndrecën, që shtyn lart dhe fut topin në zone. Goli i dytë ishte i evitueshëm, pasi ishim aty dhe nuk arritëm. Për këtë të vjen keq, sepse lojtarët derdhën djersë, u munduan, por pasi pëson dy gola, është shumë e vështirë të kthesh rezultatin”.

PËRVOJA – “Sigurisht që kemi lojtar të rinj në mbrojtje, futbolli është lojë gabimesh, të gjithë gabojnë. Kemi marrë dy gola, kur kishim në kontrollin e lojës. Në të parën ishim më kërkues, kundërshta­ri na u zhvendoste nga presioni lart me një top të gjatë të portierit dhe niseshin në sulm. Lojtarët janë njerëz dhe duke qenë të tillë, të gjithë gabojnë”.

ZËVENDËSIM­ET – “Nuk po shtynim me krahët shumë, ishim shumë poshtë, disa lëvizje sulmuesit e krahut nuk po i bënim në mënyrën e duhur. Bëmë tri ndërrime që na dhanë më tepër ritëm, më rrezikshmë­ri dhe mund ta fitonim ndeshjen. Buxhelaj është efikas në sulm, rrezikuam Hadrojn, i cili nuk ishte në maksimumin e tij”, tha Shehi për “MCN”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania