Panorama Sport (Albania)

Malota: Triumfi më i rëndësishë­m, Egnatia i ka dominuar të gjithë

-

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota, e cilësoi fitoren e sotme kundër Partizanit si më të rëndësishm­en deri në këtë pikë të sezonit. Ai theksoi se me këtë triumf, skuadra e tij lë pas kundërshta­rët e rrezikshëm, duke i dominuar thuajse të gjithë. Malota shton se skuadra e tij ia doli shumë në këtë ndeshje, edhe pse partnerë në mbrojtje kishte Aleksin dhe Fangajn, që zakonisht luajnë në mesfushë dhe krahun e mbrojtjes.

TRIUMFI

“Normalisht, në këtë pikë të kampionati­t, është një fitore shumë e rëndësishm­e, për të mos thënë më e rëndësishm­ja për ne në këtë kampionat. E lamë prapa Partizanin dhe i shkëputemi edhe Vllaznisë me gjashtë pike, prandaj mendoj se ishte shumë e rëndësishm­e”.

MBROJTJA

“Duke parë që ne kishim mungesa dhe luajtëm me një skemë të re që nuk është se e kemi praktikuar shumë me tre mbrapa, me Aleksin e Fangajn në qendër që nuk janë rolet e tyre, mendoj se deri diku çdo gjë shkoi mirë. E përgjithsh­mja mendoj se shkoi mire”.

GOLI I PËSUAR

“Goli i Partizanit do të thosha se erdhi nga një gabim në qendër të mesfushës dhe na kapi në tranzicion. Prandaj dua ta shoh edhe një here për të pasur më të qartë se çfarë ka ndodhur. Meqë isha i fundit, isha në mes të dy lojtarëve të Partizanit. Mendoj se është edhe meritë e kundërshta­rit”.

DOMINIM ME RIVALËT

“Mendoj se deri në këtë pikë e kemi treguar këtë gjë. Normalisht, çdo ekip ka oshilacion­et e veta nga mungesat e dëmtimet, por deri në këtë e meritojnë plotësisht vendin e parë dhe të gjithë ekipet i kemi dominuar deri diku”, tha Malota për “MCN” pas ndeshjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania