Panorama Sport (Albania)

Trajneri Fagu i bindur: Nëse kapim “Final 4”, marrim titullin

“Nuk është momenti të gjejmë fajtorët, kjo fitore na çliron”

- OLSI AVDIAJ

i Tiranës: Kalojmë ngërçin dhe realizojmë synimet

Erbim Fagu mund të marrë frymë lehtë sisht, të paktën deri në ndeshjen e radhës me Erzenin, që Tirana do ta luajë këtë të premte. Tri pikët e vuajtura kundër Kukësit janë të rëndësishm­e për vazhdimësi­në dhe pas ndeshjes, trajneri i Tiranës theksoi se nëse skuadra e tij kap “Final 4”, atëherë do të jepte gjithçka për të fituar titullin.

Një fitore që mezi e prisnit. Pse vuajtët kaq shumë?

Sigurisht, sepse për ne ishte shumë e rëndësishm­e fitorja për vazhdimësi­në e kampionati­t. Kukësi kishte rastet e veta dhe lamë shumë hapësira mbrapa. Por, na interesoni­n 3 pikët dhe ia arritëm qëllimit.

Ndeshja e dytë që skuadra nuk pëson gol. Është ky një sinjal i mirë për fazën mbrojtëse të ekipit?

Është shenjë e mirë që nuk pësojmë gol. Kemi filluar të kemi stabilitet në mbrojtje. Kemi pasur një ngërç psikologji­k, sepse rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë. Shpresoj që me këtë fitore ta kemi thyer akullin dhe të vazhdojmë për në “Final 4”.

Në pjesën e dytë Lushkja dhe Najdovski ndryshuan lojën. Përse nuk luajtën nga minuta e parë?

Mbase mund të ishin titullarë, por Najdovski ka kaluar një gjendje gripale para ndeshjes me Skënderbeu­n. Me Lushkjen donim të freskonim skuadrën, prandaj e zëvendësov­a kokë më kokë.

Cili është fajtori i kësaj situate te Tirana?

Unë mendoj që nuk është momenti që të gjejmë fajtorët, por duhet të jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat që kishim në fillimin e sezonit. Ishte një ndeshje e rëndësishm­e për të kapur “Final 4”, por kemi edhe atë të kthimit në Kupë. E kishim përgatitur ndeshjen gjatë gjithë javës dhe ndërrimi i lojtarëve ishte për efekt që ne të vazhdonim të këmbënguln­im te hapësirat që Kukësi linte bosh, ashtu si ndodhi te rasti i golit.

Cili është objektivi i vërtetë i Tiranës në këtë kampionat?

Me organikën që kemi, me lojtarët që kemi, në rast se do të kapim “Final 4”, do të jemi kandidat për të fituar titullin. Shpresojmë ta kalojmë këtë ngërç psikologji­k dhe të realizojmë objektivat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania