Panorama Sport (Albania)

Abazaj shpëton Tiranën, Kukësi mallkon traversat

-

Tirana feston në frymën e fundit me Kristal Abazaj, që i dhuron tri pikë të arta bardhebluv­e, në një sfidë ku Kukësi dënohet nga fati, pasi godet dy herë traversën, por pretendon edhe një penallti. Ndeshja ishte e barabartë, por në fund vendos një kundërsulm. Kukësi bëri një ndeshje të madhe, por ligji i pashkruar i futbollit është i pamëshirsh­ëm. Kush shpërdoron e pëson dhe Kukësi është me një këmbë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana i afrohet zonës “Final 4”.

PJESA E PARË – Dy skuadrat nisën lojën me ndryshime për shkak të mungesave dhe zgjedhjeve taktike. Fagu i besoi në mesfushë të riut Jaku, ndërsa nga stoli e nisën Lushkja dhe Najdovski. Te Kukësi, Devolli kishte kthyer titullar Lleshin në qendër të mesfushës, ndërsa Lamçe kishte marrë vendin e Lalës në mbrojtje. Rasti i parë është për Kukësin në minutën e 10-të, me Beshirajn që provon me një gjuajtje fluturimth­i në afërsi të zonës, por grushton Abdullahu, duke shpëtuar Tiranën. Shtatë minuta më vonë, Patrik në shtyllën e dytë, merr një top nga Abazaj, gjuan me kokë, por Tafas grushton mrekullish­t. Më pas është Zhongo që provon me kokë, pas një goditje dënimi, por topi shkon mbi traun e portës. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe një pretendim për penallti të kuksianëve. PJESA E DYTË – Skuadrat e nisin me të njëjtën tablo, ndërsa Tirana duket më kërkuese për të gjetur avantazhin. Në minutën e 49-të, Patrik nxjerr para portës Abazajn, i cili arrin të driblojë dy lojtarë të Kukësit dhe u vetëm para Tafas, godet jashtë, duke shpërdorua­r rast të artë. Në të 54-ën, Salami merr bukur krahun e djathtë dhe pason në qendër te Beshiraj që gjuan menjëherë, por topi shkon mbi traun e portës. Në të njëjtën mënyrë kundërpërg­jigjet Jonuzi, por edhe ai nuk ka shënjestër. Loja futet në një situatë kritike, me skuadrat në kërkim të fitores. Deliu ndërhyn në zonë, për të hequr një top që ishte pranë Salamit, por godet edhe këmbën e nigerianit të Kukësit. Ferataj nuk akordon penallti as kur sinjalizoh­et nga VAR, duke zhgënjyer kuksianët. Fagu hedh në fushë Lushkjen dhe Najdovskin, ndërsa në minutën e 78-të, Hoxhallari gjuan me një të majtë të fuqishme, por nuk gjen kuadratin. Më pas, Kukësi trondit dy herë Tiranën. Pas një krosimi nga e djathta e sulmit, ku të gjithë dalin huq, është i sapofuturi Laval që gjuan fort me të majtën dhe topi përplaset në traversë. Dy minuta më pas, në një kundërsulm të verilindor­ëve, është sërish traversa që i mohon golin Kukësit, me Solodovnik­ov që është i pafat pas goditjes nga jashtë zone. Mirëpo, pas këtyre momenteve të arta të skuadrës së Devollit, Tirana kap në befasi Kukësin në minutën e 88- të. Haxhiu futet bukur në krahun e djathtë, pason për Abazajn dhe ky i fundit nga afër portës nuk mund të gabojë. Festë e ligjshme te bardheblut­ë, ndërsa më pas shtatë minutat shtesë nuk sjellin asgjë. Me këtë fitore, Tirana mbetet në lojë për të qenë në fund pjesë e katërshes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania