Panorama Sport (Albania)

Devolli: U penalizuam, me këta djem shkoj edhe në... Ukrainë

Trajneri i Kukësit: Na u mohua një 11-metërsh

-

Bledar Devolli ndien keqardhje për mënyrën si shkuan gjërat kundër Tiranës. Trajneri i Kukësit theksoi pas ndeshjes për “MCN TV”, se arbitri u mohoi një penallti të pastër, ndërsa me lojën që bënë, meritonin fitoren. “Një bravo u qoftë djemve për atë që treguan kundër Tiranës. Më vjen keq, sinqerisht, sepse në momentin tonë më të mirë, u ndëshkuam. Kam dyshimet e mia dhe mund të them se ishte zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë. Na është mohuar një 11-metërsh. Nëse do të jepej, ndoshta do të flisnim ndryshe. Specialist­ët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës dhe na ikën djersa dhe mundi kot. Megjithatë, bravo djemve, sepse janë thjesht fantastikë. Me këta djem unë iki në Ukrainë, jo më në ndeshje futbolli”, ka thënë fillimisht Devolli, ndërsa u ngacmua edhe për faktin se është një nga trajnerët më emocionalë në Superiore. “Këtë punë e bëj me pasion, jo vetëm për lekë. Ky është biznesi im, nuk kam biznes tjetër, ndaj dhe normalisht që kam keqardhje”. I pyetur se ku gaboi skuadra dhe pse bëri disa zëvendësim­e afër fundit, Devolli zbuloi se mesfushori Kleandro Lleshi i kishte kërkuar vetë të dilte nga loja. “Futbolli është lojë gabimesh. Gabuam te goli, por nuk kam çfarë t’u them djemve, sepse mënyra se si stërviten dhe luajnë, janë vetëm për një bravo të madhe. I bëmë ndërrimet për të freskuar sulmin. Patëm probleme me Lleshin, që vjen nga dëmtimi. Ai është i rëndësishë­m dhe e falënderoj, sepse u tregua i sinqertë, duke më kërkuar ndërrimin. Këtë kërkoj nga djemtë, sepse në momentin që nuk ke më fuqi, ngri dorën dhe kështu ndihmon ekipin. Dragoshi na u rikthye dhe ne do vazhdojmë punën. Kemi në lojë një objektiv madhor. Kupa ka kohë, do të presim lojtarët që na janë kthyer a do të kenë gjendjen optimale. Do mendojmë për ndeshjen që kemi me Skënderbeu­n”, deklaroi kreu i pankinës kuksiane.

ARBITRI - Në fund, gjirokastr­iti komentoi edhe se çfarë i tha arbitrit Olsid Ferataj, në momentin që ndeshja u mbyll. “Thjesht e takova pas ndeshjes te fusha, sepse këtu pastaj e kanë bërë shtetrreth­im. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon se kështu nuk e takoj dot”, mbylli me ironi Devolli. Më parë ai ka drejtuar Kastriotin dhe Kamzën në Superiore, ndërsa tani kërkon të bëjë mrekullinë me Kukësin, teksa është një hap larg finales së Kupës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania