Panorama Sport (Albania)

Osmani vë gishtin në plagë: Disa lojtarë, jashtë forme

-

TRAJNERI I VLLAZNISË TREGON DEFEKTET PAS HUMBJES NË “LORO BORIÇI”

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, e ka cilësuar humbjen ndaj Laçit si pasojë të formës së dobët që po kalojnë disa lojtarë të kuqebluve. Ai ka pohuar se skuadra që drejton krijoi pak raste në këtë ndeshje.

Një humbje e papritur kjo për ju?

Sigurisht çdo humbje nuk është e mirë, ishte një lojë e ngadaltë, pa dyluftime. Gati shumicën e dyluftimev­e e kemi humbur. Nuk kishim lëvizje adekuate, ishim gati 5 lojtarë në vijë dhe nuk shkëputesh­im prej mbrojtjes kundërshta­re. Shumë pak raste bëmë në këtë ndeshje. Pasi pësuam golin u munduam të rifreskoni­m sulmin, nuk arritëm dhe rezultati është ky që është.

Luajtët me forca të shumta në sulm, por mungoi konkretizi­mi?

Me futjen e Gomesh, kroset që vinin nga krahët duhej të ishim më të rrezikshëm, që veç Balajt të ishte edhe ai. Me Salën deshëm të përforcojm­ë 20-metërshin e kundërshta­rit që të kishim sa më shumë lojtarë në sulm. Por ishte evidente që nuk e arritëm.

Ndërprerja e kampionati­t u prit që t’u shërbente për mirë lojtarëve?

Them se pauza prapë na bëri mirë. Por ndoshta edhe humbja e formës së disa lojtarëve bën të vetën. Nuk e kemi ne atë shpejtësin­ë që patëm në periudhën e rezultatev­e të mira, e humbëm atë shpirtin luftarak, mentalitet­in fitues.

Po flisni për lojtarë jashtë forme?

Pikërisht këtë përmenda, lojtarët jashtë forme. Ndoshta kur janë një ose dy lojtarë jashtë forme, vërehet, por jo aq shumë. Por kur janë disa, është problem.

Një humbje që mund të sjellë probleme edhe për vazhdimësi­në?

Sigurisht që shqetësimi pas kësaj ndeshjeje është. Në kampionat duhet të jesh në çdo moment syhapur, sepse rezultatet i shihni vetë. Jo se janë befasuese, por të gjithë ekipet janë në lojë.

Kë shikoni ekipet që janë më me cilësi në këto momente?

Mendoj se ekipet që janë në katër vendet e para, tani edhe Tirana. Këto ekipe dallohen për cilësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania