Panorama Sport (Albania)

Trajneri shkodran Cungu: Fitore me vlera, Vllaznisë i uroj titullin!

“Nuk kishim ç’humbnim, me 1 pikë s’shkon askund”

- ADMIR URUÇI

i Laçit vlerëson rritjen e ekipit

Trajneri i Laçit, Ar mando Cungu, e ka vlerësuar fitoren me përmbysje të skuadrës së tij. Ai ka theksuar se ishte një test i rëndësishë­m që i duhej ekipit për të konfirmuar formën që po kalonte. Në anën tjetër, ai ka uruar Vllazninë, skuadrën e zemrës, që të dalë kampione.

Cungu, një fitore me shumë vlera kjo?

Ishte një trepikësh me shumë vlera në disa këndvështr­ime. E para se vazhdojmë të kemi nevojë për pikë, e dyta ishte pas një rritje javë pas jave me lojë e rezultate. U desh të tregonim që nuk jemi rastësisht këtu. Mund të marrësh rezultat, por është e vështirë të mbash nivelin, ndaj deshëm ta konfirmoni­m këtë stabilitet.

Pse keni veshur një fanellë me disa nga vlerat e Shkodrës?

E vesh shpesh dhe mendova se ku mund ta demonstroj­a dashurinë për Shkodrën më shumë se në këtë qytet. Është një bluzë e një miku, që ka bërë një miks mes traditave të Shkodrës dhe dizajnit të “Kenzo”. Një dhuratë jo vetëm për mua, por edhe për Shkodrën.

Çfarë mund të thoni për takimin kundër Vllaznisë?

Në pjesën e parë kishte momente të mira për ne dhe Vllazninë. Doja të ishim pak të kujdesshëm, duke parë situatën. Nëse e vutë re, çova në nxemje lojtarë sapo pësuam golin, lojtarë që i futa më pas, sepse nuk kishim çfarë të humbnim. Vllaznia na vuri në vështirësi me shtatlartë­sinë e lojtarëve të saj. Kompliment­e djemve për shpirtin e garës, kompliment­e edhe Vllaznisë se është me meritë në pozicionin ku gjendet. I uroj titullin! Ku ka më mirë se ky vit për Shkodrën dhe Vllazninë, sepse feston 105-vjetorin klubi.

Ujka ishte protagonis­t me lojën, por edhe me golin e shënuar?

Ujka është duke bërë disa ndeshje radhazi të mira, ka kualitet. Është një lojtar që di të interpreto­jë mirë fazat e lojës dhe sistemet, me ndërtimet e tyre. Lufton shumë dhe ishte vendimtar me golin e tij. Jam i kënaqur, por pretendoj shumë më tepër se me cilësitë që ka, ka mundësi të ndihmojë edhe më shumë ekipin.

Laçi për mbijetesë apo shikon edhe për më lart?

Laçi ka vuajtur në ndeshjet brenda, ndoshta është çështje fati. Kërkohet trepikëshi, se me një pikë nuk

shkohet askund. E pamë veten në pozita të rrezikshme. Është një ekip i ri, me lojtarë që kanë nevojë të luajnë që të rriten. Jam i kënaqur me ndeshjet e fundit, ka gabime për të rregulluar, por duhet t’u japim kurajë e besim lojtarëve.

Një kampionat me shumë rivalitet?

Janë disa kampionate, ku mund të rrahësh gjithkënd e të rreh gjithkush, në shtëpi apo jashtë. Është kampionat i vështirë ç’është e vërteta. Nuk ka më emra të mëdhenj apo histori, ka ekipe që investojnë e luftojnë dhëmb për dhëmb më të gjithë. Kjo është evidente.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania