Panorama Sport (Albania)

Dinamo nuk fal, Erzeni në tapet Gafë e Mëllugjës për shijakasit, kryeqyteta­sit godasin dy herë dhe ruajnë vendin e 4-t

- FATJON RUPI

Denison dhe Kaçorri u japin bluve tri pikë të çmuara në një 90-minutësh jo pak të vështirë

Dinamo nuk gabon, edhe kur nuk ësh të në momentin e saj më të mirë në nivel loje. Blutë kanë vuajtur ndaj Erzenit në “Air Albania”, por në fund kanë marrë atë që kanë dashur, fitoren që i mban në katërshen e parë. Kanë vendosur golat e Denison në pjesën e parë dhe Kaçorrit në të dytën për të marrë fitoren 2-0, e 3-ta në 4 ndeshjet e fundit të kryeqyteta­sve. Erzeni në anën tjetër ka bërë volum të madh loje, ka krijuar edhe raste, që nuk janë shfrytëzua­r. Zgjidhjet e shijakasve me gjuajtjet nga distanca nuk kanë rezultuar efikase dhe me këtë humbja mbijetesa bëhet malore më e fortë.

PJESA E PARË – Me Vilën në stol dhe Qefalinë pak më të avancuar në mesfushë, Dinamo kishte zgjedhur strategjin­ë e pritjes së kundërshta­rit në këtë ndeshje. Erzeni nuk ka çfarë humb dhe tenton të godasë drejt portës së Salit, por ndëshkohet që në momentin e parë të rrezikshëm në zonën e tij. Denison kombinon bukur në zonë me Tahirin, që i servir braziliani­t golin e 8-të për këtë kampionat. Deri në fundin e kësaj pjese, përveç lojës me pasime të dendura, vlen të përmenden një rast i Zekës, që gjuan jashtë dhe një rrjetë e jashtme e Denisonit. Blutë presin në gjysmëfush­ën e tyre, duke lënë pak hapësira për kundërshta­rin.

PJESA E DYTË – Pak minuta pas nisjes së kësaj pjese ka lëvizje nga të dy trajnerët. Deliallisi hedh në fushë dhe Marzuk, duke luajtur me dy sulmues të deklaruar, kurse Mehmeti ndërron Tahirin me Kaçorrin. Shijakasit insistojnë të shtyjnë përpara dhe vazhdojnë ta godasin portën e Dinamos nga jashtë zonës, por edhe në ato raste që gjejnë kuadratin, Sali është i vëmendshëm. Për të hequr sadopak stresin e lojtarëve, stoli dhe tifozëve të Dinamos mendojnë Mëllugja dhe Kaçorri. Lojtari i Erzenit i dhuron topin sulmuesit blu që e dërgon topin në rrjetë, pavarësish­t një devijimi të Hasanbelli, duke shënuar golin e sigurisë për kryeqyteta­sit. Më pas Erzeni hidhet i gjithi në sulm dhe rrezikon përpara, por edhe prapa, duke lënë shumë hapësira për dinamovitë­t. Këta të fundit shpërdoroj­në 2-3 mundësi për të shënuar edhe golin e tretë. Me ndërrimet e fundit trajneri Mehmeti administro­n minutat e fundit të ndeshjes dhe Dinamo fiton një ndeshje të sikletshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania