Panorama Sport (Albania)

PIKANTET Tension në tribunën VIP, gjyshja nuk i ndahet Kaçorrit

-

Ndeshja mes Dinamos dhe Erzenit u ndoq nga një numër më i lartë tifozësh se ajo me Teutën që blutë kishin luajtur në “Air Albania” pak ditë më parë. Nuk mungoi tensioni në tribunën qendrore, si dhe batutat e tifozëve në momente të caktuara. “Panorama Sport” sjell disa nga momentet pikante të kësaj sfide:

*Tifozët e dy skuadrave kishin zënë vend në tribunat e tyre, ku një numër i konsiderue­shëm kishin ardhur dhe nga Shijaku. Mes tyre kishte edhe shumë fëmijë.

* Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, e ka ndjekur ndeshjen nga një lozhë e “Air Albanias”.

*Denison mbante shiritin e kapitenit te Dinamo, në mungesë të Hoxhës së skualifiku­ar. Pas daljes së braziliani­t nga fusha, shiriti shkoi në krahun e Salit.

*Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, shpesh nxitonte për t’u dhënë topin shpejt të tijve që rifillonin lojë nga anësorja apo goditja e këndit. Në disa momente ai komunikont­e me kapitenin Sadiku, i cili në një moment reagoi me zë të lartë.

* Në një moment afër fundit të pjesës së parë pati tension në tribunën qendrore. Tifozët e Dinamos kontestoni­n arbitrin Myrtja për mosdhënien e kartonëve ndaj lojtarëve të Erzenit dhe dikush nga tribuna VIP reagoi ndaj tifozëve blu. U desh ndërhyrja e policisë dhe stjuartëve që situata të qetësohej. Pati edhe një moment tjetër tensioni, pasi tifozët kundërshta­rë ishin shumë afër mes tyre.

*Mes shumë familjarëv­e të futbollist­ëve në fushë ra bë sy prania e nënës dhe gjyshes se Luis Kaçorrit, autor i golit të dytë të Dinamos. Të dyja mbanin veshur fanellat e Dinamos.

* Në një moment të ndeshjes, një nga tifozët e thekur të Dinamos, që njihet nga të gjithë për përplasjen e fortë të duarve, i thërriste nga larg trajneri Mehmeti: “O Tani, fute Vilën”. Lojtari i bluve, që këtë ndeshje e nisi nga stoli, u pa të buzëqeshte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania