Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Punojmë për 4-shen, objektiv kisha qëndrimin

-

Pas fitores ndaj shijakasve, që e rikthen Dinamon në vend të 4-t, trajneri Dritan Mehmeti theksoi se falënderon lojtarët dhe klubin për sakrificën. Ai pranoi se u bënë gabime gjatë ndeshjes, por rëndësi në këtë moment kanë tri pikët. “Duke pasur parasysh që është një luftë e fortë mes skuadrave, edhe lojtarët marrin pak presion dhe bëjnë gabime, duke dalë nga detyrat e tyre. Për fitoren e sotme (djeshme) dua të falënderoj të gjithë çunat dhe klubin për sakrificën kemi bërë. Kemi prapë luftë, pasi e shohim që është një kampionat i çmendur, por duhet të jemi më të qetë. Duhet të rikuperojm­ë forcat dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha Mehmeti fillimisht. OBJEKTIVI – Më tej, trajneri i Dinamos ka pohuar se objektiv të parë kur mori drejtimin e skuadrës kishte qëndrimin në Superiore. “E kam marrë skuadrën në fund të fazës së parë dhe kam bërë një marrëveshj­e me stafin tim dhe presidenti­n, ku objektivi im ka qenë të siguroja Superioren. Kjo është edhe në kontratë. Pastaj merita e të gjithëve bashkë dhe se çfarë ndodh rrugës, unë nuk mund ta parashikoj. Ne punojmë të kapim katërshen. Jam i kujdesshëm, që të mos kemi entuziazëm dhe nëse nuk bëjmë ndeshje të mira, të biem poshtë. Për Meksin më vjen shumë keq, sepse është lojtar i mirë, por i kam dy në të njëjtin krah. E shikojmë që renditja ndryshon nga java në javë, prandaj them që asgjë nuk ka ndryshuar dhe shkalla e vështirësi­së rritet. Do të bëj një analizë, kur të jem i sigurt në katërshe”, ka thënë trajneri Mehmeti për “MCN TV”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania