Panorama Sport (Albania)

Gjini nderon Teutën, Martini: Goditje nëse nuk fitonim

Mbrojtësi: Ecim me këmbë në tokë, po krijoj vazhdimësi

- ZAMIR QYPI

Trajneri: E merituam, ishte ndeshje me shumë presion

Tri pikë shumë të rëndësishm­e arriti të marrë Teuta në Korçë dhe kjo për meritë të Elmando Gjinit. Mbrojtësi 197 cm i durrsakëve shënoi golin që ndëshkoi Skënderbeu­n. Pas ndeshjes Gjini është shprehur i lumtur për golin dhe fitoren. “Morëm 3 pikë të rëndësishm­e. Asgjë nuk është rastësi, por punë e përkushtua­r dhe ndjenjë maksimale përgjegjës­ie nga të gjithë çunat. Ne do ecim me këmbë në tokë, pa ndrojtje përballë çdo kundërshta­ri të radhës. Sa i përket golit, jam shumë i lumtur pasi tashmë po krijoj vazhdimësi në kampionat. Por, më vjen mirë që goli im shërbeu për fitore”, u shpreh Gjini fillimisht. Më pas ai foli për menaxhimin e fitores në Korçë. “E dinim që përballë kishim një ekip të mirë, por e vlerësuam në maksimum pasi për ne ishte ndeshje me rëndësi sepse na dha mundësinë të marrim pikët që na duheshin aq shumë. Pas golit e menaxhuam si duhet dhe në fund festuam. Ishim shumë të qetë duke mos u vënë në vështirësi për të mos pësuar”, përfundon Gjini për “Panorama Sport”.

MARTINI- Një sukses që i takon edhe trajnerit Edi Martini i cili pas fitores me Skënderbeu­n thotë: “Normal që më gëzon jashtë mase kjo fitore dhe për momentin në të cilin ndodhemi. Kishim rastet tona dhe në pjesën e parë e në të dytën, por në përgjithës­i mendoj që ishim më mirë dhe e merituam fitoren. Këto janë ndeshje ku presioni është i madh, vendosa ta kthej Krujën, por edhe ai gaboi te penalltia njësoj si Peposhi. Ergysi, dy-tri ndeshjet e fundit nuk ka qenë aty ku duhet dhe Arifi ka qenë më mirë. E kishim planifikua­r ndryshe me thënë drejtën, por kur pamë këtë Skënderbe ndryshuam taktikë. Skënderbeu nuk është se pati ndonjë rast, përveç një goditje standarde dhe një rasti të Liços. Pjesën tjetër them se e administru­am mirë. Shyqyr Zotit fituam sepse po ta humbnim ose barazonim këtë ndeshje, do të ishte një shok psikologji­k për të gjithë ekipin”.

 ?? ?? Gjini duke festuar golin e shënuar në Korçë
Gjini duke festuar golin e shënuar në Korçë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania