Panorama Sport (Albania)

Gvozdenovi­ç: Ishin të fortë në ajër, ja çfarë nuk shkoi

-

Skënderbeu u mposht nga Teuta me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Pas humbjes trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovi­ç, u shpreh se Teuta ishte e fortë në ajër: “Jo vetëm Skënderbeu, por edhe Partizani, Vllaznia, Tirana nëse e shohim nga statistika­t kanë oshilacion­e, të gjithë këto skuadrat. Ndoshta sepse kampionati është shumë i fortë për të fituar 4 ndeshje radhazi, ndoshta duhet të punojmë edhe më mirë kjo varet edhe nga stafi. Arsyeja ishte që Teuta ishte e fortë në ajër. Nuk ishte një ndeshje e bukur, ishte fizikisht e fortë dhe kjo ishte ideja që të rrinim në ajër se Teuta është e fortë vetëm aty tek topi i dytë. Teuta ishte shumë agresive, ne provuam, por nuk eci mirë dhe nuk ishte efektive loja. Mund të bënim më mirë nëse do të kapnim ritmin dhe nuk treguam lojë të bukur”, tha trajneri i cili shpjegoi edhe pse Rashica nuk luajti nga fillimi dhe sa ndikoi mungesa e sulmuesit Frenklin i cili u shit në Kazakistan.” Rashica ishte dy ditë me temperatur­ë dhe prandaj e nisi nga stoli sfidën. Nuk ishte vetëm mungesa e Frenklinit që ndikoi, por këto tri ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të forta. Të gjitha skuadrat kanë mendimin që të rrinë mbrapa fort dhe ndoshta kjo është një arsye. Plus me Tiranën ishim me 10 lojtarë, por është shumë pak nga Skënderbeu që në 3 ndeshje mos shënojë asnjë gol. Ne do të luftojmë sepse kemi 5 javë, jemi afër si për sipër dhe për poshtë, kampionati është shumë i vështirë dhe do të shohim si do të dalim, por them vetëm do të luftojmë në maksimum këto 5 javë”, u shpreh Gvozdenovi­ç për “MCN TV” pas ndeshjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania