Panorama Sport (Albania)

Ballshi në delir, Bylisi rikthehet në elitë Mallakastr­iotët mposhtën Korabin, synojnë edhe titullin

- ERJON SALIU

Si kalimtarë në të Parën, tani zyrtarisht në Superiore

Bylisi rikthehet pas një sezoni në Superiore. Me tri pikët e fituara kundër Korabit, ballshiotë­t kanë siguruar matematiki­sht, katër javë para fundit ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pas këtij suksesi parësor, Bylis në vazhdim synon edhe vendin e parë, teksa do të vazhdojë të rivalizojë me Elbasanin për kreun në katër javët e mbetura të garës. Skuadra e trajnerit Bellai fitoi në shifrat 3-2 në “Adush Muacaj”. Pjesa e parë përfundoi 2-2 dhe Peralta vulosi fitoren në pjesën e dytë. Pas sfidës, në Ballsh shpërtheu festa e ngjitjes.

NDESHJA- Të dy ekipet e nisën takimin e me shumë mungesa dhe lëvizje taktike në formacion. Ndeshja nis me dëshirë dhe të dy skuadrat u vunë në kërkim të rrugës së rrjetës. Vendësit kaluan të parët në avantazh, ku në minutën e 19-të Peralta pason për Kamara dhe më pas Trumçi në fundore kroson për Xhefersoni­n, i cili nuk fal dhe 1-0. Por tetë minuta më vonë janë dibranët që barazojnë shifrat. Marku nis një top nga mesfusha në anësore për Lilajn që kroson, dhe aty Çema

pasi nxjerr “huq” Beqajn, asiston për Kryemadhin që shënon dhe barazon shifrat në 1- 1. Minuta 39, Xheferson shërben te Kamara që pasi e rregullon topin në hyrje të zonës mike, në të djathtë të sulmit lëshon një silurë me të majtën dhe realizon, 2-1 për Bylisin. Miqtë nuk pajtohen

me rezultatin dhe dy minuta më pas barazojnë shifrat. Henri Marku ndërton një aksion dhe shërben për Lilajn, i cili pason për Kasallën dhe ky lëshon një predhë duke ndëshkuar portierin Beqaj të pavëmendsh­ëm. Bylisi pretendon për një penallti në fund, madje ka protesta nga

lojtarët e stafi për një ndërhyrje të gabuar ndaj Trumçit në zonën mike. Gjyqtari Çelaj vijoji lojën dhe me këtë episod të dyshimtë dhe në shifrat 2-2 u mbyll pjesa e parë. Fraksioni i dytë nisi me ndryshime në formacion nga të dy trajnerët, ku te Bylisi bie në sy aktivizimi i sulmuesit 19-vjeçar, Mamadu

Oulare. Në këtë pjesë ballshiotë­t janë më kërkues se miqtë nga Peshkopia, ku trajneri Kumbarçe u mundua që me zëvendësim­et të ndryshojë diçka në ekip. Në minutën e 73-të Bylisi gjen golin e fitores me Peraltën, i cili me një gjuajtje nga jashtë zonës vulos shifrat në 3- 2. Pas avantazhit,

ballshiotë­t qetësojnë lojën dhe qarkullojn­ë topin, ndërsa Korabi sulmoi me Çemën, por ndeshja u mbyllet me fitoren e vendësve. Festë në Ballsh teksa Bylisi gjeti fitoren e tretë radhazi, si dhe siguroi ngjitjen në elitë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania