Panorama Sport (Albania)

Tomori fiton dhe bie në të Dytën, largohet trajneri i Burrelit 17 Pikë

Beratasit zbresin matematiki­sht, matjanët i kapin “ethet” e mbijetesës

-

Pas shtatë humbjeve radhazi, Tomori ka gjetur fitoren e parë me trajnerin Iken Droboniku. Ndërsa Klevis Hima deklaroi dorëheqjen nga stoli i Burrelit pas ndeshjes. Edhe pse Tomori fitoi, beratasit edhe matematiki­sht janë të zbritur në Kategorinë e Dytë, pasi kur kanë mbetur 4 javë nga fundi, distanca me vendin e 10-të, që të dërgon në “play out” është 13 pikë. Humbjet e pësuara në tri javët e fundit e kanë vështirësu­ar pozicionin e Burrelit, ku me fitoren e djeshme të Besës kanë zbritur në vendin e nëntë, pozicion i cili të dërgon në fazën e ndeshjeve shtesë për të siguruar mbijetesën në të Parën.

NDESHJA- Beratasit zhvilluan të shtunën ndeshjen e tyre më të mirë, që nga koha kur Tomorin e drejtonte Klodian Arbëri. Të besuarit e trajnerit Droboniku dhanë me këtë rast mesazhin e qartë, se edhe pse në vendin e fundit në renditje, nuk do të bëjnë asnjë lëshim. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibrua­r edhe pse iniciativa ka qenë më së shumti e Tomorit, që ka kërkuar t’i imponohet Burrelit nëpërmjet presingut dhe krijimit të rasteve për shënim. 45 minuta e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë trajneri Hima bën dy zëvendësim­e, duke aktivizuar Marcelinon dhe Kurbneshin, të cilët i japin një impuls më shumë lojës sulmuese. Matjanët ushtrojnë presing në gjysmëfush­ën e beratasve dhe kërkojnë që të shënojnë sa më shpejt. Rasti më i pastër u shënua në minutën e 52-të, ku Farruku pas një topi të marrë nga mesfusha, depërton i vetëm drejt portës dhe ka marrë Tomori në 29 javë kampionat dhe me 13 pikë diferencë nga Kastrioti i vendit të 10- të, matematiki­sht ka zbritur në të Dytën.

përballë portierit pengohet në zonë. Miqtë në fushë dhe në pankinë pretendojn­ë për penallti, por kryesori vazhdon lojën. Me kalimin e minutave vendasit marrin iniciativë­n duke krijuar disa raste, që nuk u konkretizu­an nga Oshafi, Kumani, Lala, Pasmaçiu, Ndreaj, Arbëri dhe kapiteni Çaço.

Portier Memlika ndaloi disa gjuajtje të miqve dhe kur pritej që presioni i Burrelit të shpërblehe­j me gol, Tomori në minutën e 80-të kalon në avantazh me Hysollin. Vendësit e mbrojtën me fanatizëm golin deri fund, një sukses që ngeli vetëm për statistikë. KLEVIS HIMA- Trajneri i Burrelit.

Klevis Hima, pas ndeshjes është “dorëzuar” dhe për “Panorama Sport” u shpreh: “I uroj suksese Tomorit për fitoren. Do të flas me presidenti­n kur të kthehemi në Burrel. Unë nuk kam më çfarë t’i jap kësaj skuadre dhe këtu mbyllet gjithçka. Nuk kam çfarë të them tjetër”. EDI SPAHIU

 ?? ?? Çast nga ndeshja Tomori-burreli 1-0
Çast nga ndeshja Tomori-burreli 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania