Panorama Sport (Albania)

Prestige bën spektakël me 7 gola, pret edhe tri pikë nga Disiplina

Me fitoren në tavolinë hyjnë në valle për ngjitjen

-

Më në fund skuadra e Prestige ka rigjetur fitoren e munguar, sukses i cili ka ardhur në javën e parafundit. Prestige ka marrë një fitore “shtatëball­ësh”, 7-0, ndaj Kinostudio­s. Prestige e nis mjaft bukur teksa ka realizuar dy gola të shpejtë, fillimisht ka qenë kapiteni Gilbert Hysko duke realizuar në minutën e dytë me penallti dhe pas 8 minutash Zrimeh shënon golin e dytë. Ndërsa, Grori nga goditja e dënimit shënon golin e parë me kryeqyteta­sit. Me këtë gjuajtje u vulos edhe rezultati 3-0 i pjesës së parë. Në fraksionin e dytë skuadra e Prestige është e papërmbajt­shme teksa shënon dhe 4 gola të tjerë, duke marrë fitoren e 7-të. Në minutën e 64-t Mata shënon golin e katërt. Në të 76-ën ka qenë radha e Vashës për të finalizuar dhe 5-0. Parabola e Ygor në minutën e 80-të ndalet në traversë. Fundi i takimit ka vend edhe për portierin Klajdi Hasanaj që të argëtohej me një gol, të shënuar me 11metërsh, pikërisht në minutën e 87-të. Një minutë para fundit ka vend edhe për golin e shtatë të shënuar nga Ygor. Disiplina mban gjallë shpresat Prestige akoma shpreson te arritja e objektivit sezonal, ku kryeqyteta­sit presin vendimin e Komisionit të Disiplinës në lidhje me ndeshjen e luajtur ndaj Arnisës në Peqin. Për shkak të parregulls­ive të Arnisës, ku në këtë takim kishte aktivizuar një lojtar të pafederuar, Prestige pret që vendimin për marrjen e tri pikëve në tavolinë. Prestige ka depozituar faktet në lidhje me parregulls­itë e konstatuar dhe mbetet në pritje të vendimit të Disiplinës. Kjo gjë është konfirmuar edhe në

mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ku në morinë e vendimeve të marra më 12 prill mes të tjerash ishte edhe ky njoftim: “Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimi­n e mundshëm nga AF Arnisa të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Prestige MFC”. Me këtë trepikësh Prestige do të fitonte kreditë në klasifikim duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, duke qenë vetëm 2 pikë larg kreut dhe duke shpresuar deri në fund te objektivi madhor, ngjitje në Kategorinë e Dytë. ABDULLA DUSHKU

 ?? ?? Prestige para ndeshjes së djeshme
Prestige para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania