Panorama Sport (Albania)

Besa në ‘ashensor’, Kastriotit nuk i mjaftojnë penalltitë

Krutanët shpërdorua­n shumë, shënuan nga pika e bardhë

- FERIZ FERIZAJ

Kavajasit fituan me golat e Spahiut dhe Mustafa Ba

Java e 29-të e Kategorisë së Parë ka folur për Be sën, pasi kavajasit aktualisht e shikojnë veten jashtë zonës së rrezikut, pasi janë ngjitur në vendin e tetë me 31 pikë, po aq sa Lushnja e cila renditet e shtata apo Burreli që pozicionoh­et i nënti. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, rreziku mbetet permanent, pasi vetëm katër pikë është distanca me Luzin, i cili mban vendin e 11- të në renditje. Gjithsesi, Besa vijon marshimin dhe mund këdo që i del përpara, gjë e cila jep siguri për mbijetesën. “Preja” e radhës ishte Kastrioti, që u detyrua të pranojë forcën e kavajasve. Që në fillim, verdhezinj­të e trajnerit Bubeqi u deklaruan për fitore, duke kërkuar golin, të cilin e gjetën me Spahiun në minutën e 20të. Ndërsa Besa dominonte, ndodh gabimi fatal i Nurjes që i dhuron një 11-metërsh miqve, të cilët barazojnë shifrat pas ekzekutimi­t të kapitenit Neziri. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Pjesa e dytë ruajti të njëjtët tregues me Besën që kërkon të shënojë dhe Kastriotin që beson vetëm te kundërsulm­i. Mustafa Ba nervozon

ultrasit kavajas kur shpërdoron dy raste flagrante, por i qetëson ata në të 62-ën, kur shënon golin e epërsisë. Kavajasit dominuan tërësisht në lojë dhe goli i dytë personal i Spahiut vjen me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 72-të. Pas rezultatit 3-1 Besa

sikur kënaqet dhe tërhiqet dhe 10 minutat e fundit janë stresuese për verdhezinj­të. Marinaj “tërbon” krutanët kur i vetëm me portierin kavajas Ahmetaj, nuk shtyn dot topin në rrjetë në dy raste. Të njëjtin gabim fatal bën edhe Musaj në të 88’, duke falur

Besën. Në fund, një tjetër “dhuratë” e mbrojtësve kavajas, që shkaktojnë penallti, të cilën e fund e kthen në gol Marinaj. Me fitoren 3-2 të Besës u mbyll i gjithë takimi. Kavajasit morën fitoren e katërt radhazi, më 12 gola të shënuar për 12 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania