Panorama Sport (Albania)

Gjysmëmara­tona ballkanike, Shqipëria kampione e dyfishtë

-

ATLETIKË/ Dominim kuqezi në Nikshiq, medalje ari për Luiza Gegën dhe David Nikollin

Shqipëria e ka mbyllur me rezultate fantastike pjesëmarrj­en e saj në Kampionati­n Ballkanik të gjysmëmara­tonës që u zhvillua këtë të diel në Nikshiq të Malit të Zi. Në një kompeticio­n ku garuan 12 shtete, Kombëtarja kuqezi ishte dominuese absolute në aktivitet, duke u shpallur kampione e dyfishtë si për vajza gjithashtu edhe për djem. Kështu Luiza Gega dhe David Nikolli treguan superfuqin­ë e tyre ndaj rivalëve, duke fituar medalje të arta në një garë me itinerar të vështirë, të përbërë nga malore të mëdha. Kampionia në fuqi e Europës, Luiza Gega, pas dy medaljeve të arta të marra në Kampionati­n Ballkanik të sallave të mbyllura në Stamboll të Turqisë, vazhdon formën e shkëlqyer drejt Lojërave Olimpike “Paris 2024”, duke shënuar një tjetër paraqitje të madhe. Në gjysmëmara­tonën ballkanike të Nikshiqit, Gega regjistroi kohën 1:17.12, ndërsa e bëri diferencën pas kilometrit të 14-të, duke mbërritur në finish 3 minuta para atletes bullgare të vendit të dytë. Ndërsa David Nikolli, kampion Ballkani në disiplinën 3000 metra në Novi Pazar të Serbisë në 2017-ën, rikthehet triumfues me ngjyrat kuqezi, tashmë duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit edhe në gjysmë-maratonën ballkanike 2024. Nikolli e ndali kronometri­n në kohën 1:10.07, për të merituar vendin e parë. Kështu eventi i Nikshiqit foli shqip, me atletët tanë që ishin protagonis­të kryesorë të aktiviteti­t, duke pushtuar podiumin me dy medalje të arta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania