Panorama Sport (Albania)

Përcaktohe­t finalja, Skënderbeu e Tirana në duelin e titullit

Vajzat bardheblu shkurorëzo­jnë Partizanin në derbi

- ARTIN LLESHAJ

VOLEJ FEMRA “PLAY OFF”/ Korçaret thyejnë Vllazninë

Ashtu sikurse dy se zone më parë edhe finalja e edicionit 2023- 2024 në Superligën e volejbolli­t për femra do të dhurojë duelin Skënderbeu­Tirana. Korçaret fituan edhe ndeshjen e dytë gjysmëfina­le në transfertë kundër Vllaznisë, ndërsa vajzat bardhebluë triumfuan sërish në derbi ndaj Partizanit. Takimi i parë i ditës së djeshme ishte ai i zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mes Vllaznisë dhe Skënderbeu­t. Pasi kishin fituar raundin e parë në shtëpi me rezultat të pastër, vajzat e Orlando Kojës e përfunduan punën duke marrë edhe gjysmëfina­len e dytë, këtë herë në shifrat 1-3 me përmbysje. Sfida nisi më mirë për shkodranet, të cilat befasuan, duke arritur të triumfonin bindshëm 25-17 në setin e parë. Por më pas miket u zgjuan dhe arritën të reagonin fuqishëm, duke komanduar në tri setet e radhës, për t’i fituar ato përkatësis­ht 1925, 10-25 dhe 21-25, duke i mbyllur llogaritë e ndeshjes për 1 orë e 36 minuta. Kayla Williams me 16 pikë dhe Mariangel Vivas me 15 shkëlqyen në sulmin e Skënderbeu­t, ndërsa për skuadrën e Nora Dedës shënuesja më e mirë ishte Stela Agolli, me 16 pikë. Në gjysmëfina­len e dytë, Tirana regjistroi një tjetër sukses në derbi kundër Partizanit, duke i mundur të kuqet në Farkë sërish 3-1, rezultat me të cilin i kishte mposhtur edhe në përballjen e parë në “Asllan Rusi”.

Ndonëse pa diferenca të mëdha në pikë, vajzat bardheblu ishin thuajse gjatë të gjithë kohës përpara në setin e parë, për ta fituar atë 25-22. Të kuqet e trajneres Amarilda Prenga ia dolën të reagonin në setin e dytë, teksa fituan 25-21, duke vendosur baraspeshë­n. Por më pas Tirana mori dy setet e radhës me rezultatin e njëjtë 25-20, duke

prerë biletën e finaleve në një takim që zgjati 1 orë e 54 minuta. Amerikania Kamani Conteh me 21 pikë dhe kubania Yanileydis Sanchez me 17 pikë udhëhoqën ofensivën e skuadrës që drejtohet nga turku Bulent Karslioglu, ndërsa për Partizanin shënuesja më e mirë ishte Joana Kushi, autore e 16 pikëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania