Panorama Sport (Albania)

Triumf me përmbysje spektakola­re, Vinjales bën marsianin në SHBA

MOTO GP/ Rrëzohet Markez, Banjaja i pesti

-

Çmimi i Madh i Amerkikës, ndalesa e tretë sezonale e Moto Gp-së, është mbyllur me fitoren spektakola­re të Maverik Vinjalesit. Në Teksas të gjithë prisnin Mark Markezin, por “marsiani” i vërtetë në cirkuitin e preferuar të tetë herë kampionit të botës, rezultoi spanjolli Aprilias. Pasi kishte fituar të shtunën garën Sprint, Vinjales kishte një fillim i keq në garën e madhe të së dielës, teksa pas një përplasjej­e në kthesën e parë, ai doli nga pista për të përfunduar në vendin e dhjetë. Por më pas erdhi rikthimi spektakola­r falë efektivite­tit të motorit të tij Aprilia RS-GP24. Me Mark Markezit që përfundoi KO, duke u rrëzuar gjatë kohës kur ishte në kryesim, Vinjales bëri një rekuperim fantastik, për të mbërritur në finish i pari. Podiumi i djeshëm në Austin u plotësua nga Pedro Akosta (Gasgas) në vendin e dytë dhe Enea Bastianini (Dukati) në vendin e tretë. Horge Martin (Dukati Pramak) u klasifikua në vend të katërt, pozicion që vijon të mbajë spanjollin lider të botërorit. Ndërsa kampioni në fuqi, Françesko Banjaja, bëri një garë nën pritshmëri­të, duke u klasifikua­r në vend të pestë. Italiani i Dukatit ndodhet në vendin e pestë në klasfikimi­n e pilotëve me 50 pikë, 30 më pak se Martin. Duke u kthyer të protagonis­ti absolut u garës, Maverik Vinjales u shfaq

shumë i emocionuar për triumfin. "Gara ime më e mirë në Botëror, së bashku me fitoren në Silverston dhe fitoren time të parë në klason 125. Jam duke kërkuar për ekuilibrin më të mirë të mundshëm dhe nëse e gjej, mund të fitoj kudo. Nëse skuadra më vë në një pozicion për të fituar, unë fitoj! Ndjeva shumë mbështetje nga tifozët amerikanë. Çfarë spektakli, shkrova historinë dhe duket sikur po jetoj një ëndërr, por duhet të mbaj këmbët në tokë dhe të vazhdoi kështu. Nuk di çfarë të them dhe mezor po i mbaj lotët", u shpreh Vinjales pas suksesit në SHBA, i veshur me pelerinën "Batman" për të festuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania