Panorama Sport (Albania)

Leverkusen fiton titullin historik, merr fund “Bajernliga”

Manita me Verderin barazon Juventusin “e artë”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Xhaka me shokë sigurojnë kampionati­n pa humbje

Hegjemonia e Bajern Mynih në Bundes ligë kishte marrë përmasat e një “prone” te bavarezët, 11 vite radhazi që “strehohej” në palmaresin e klubit nga Mynihu. Por u desh të vinte “maestro” Ksabi Alonso që të kthente “pllakën’ e historisë në këtë ligë. Edhe pse duket e vështirë për t’u besuar, krahas etapave pararendës­e, Bajer Leverkusen ka fituar Bundesligë­n për herë të parë në historinë. Klubi ka në totalë 120 vjet që është themeluar, ndonëse ka kaluar në kalvar të gjatë evolucioni. Te vetmit trofe që gjendeshin në kabinetin e “aspirinave” përpara këtij suksesi, ishin Kupa UEFA dhe një Kupë Gjermanie. Por çfarë e bën të jashtëzako­nshëm triumfin e Leverkusen­it?! Në harkun e 29 javëve të luajtura në ligë, skuadra e Ksabit grumbullon 79 pikë, 16 më tepër sesa ndjekësi më i afërt. Vështire në arkivat e Bundesligë­s që bavarezët të jenë nënkampion­ë me të tillë diferencë pikësh. Por nëse mendoni se “aspirinat” e kanë fituar më herët kampionati­n në bazë të javëve të mbetura, e keni gabim. Bajern Mynih në vitin 2014 e hipotekoi titullin pas 27 ndeshjesh, ndërsa etapën 2013- 2014, me 28 raunde. Trepikëshi kundër Verderit mori nocion protagonis­ti, me autorë të golave Bonifejs, Xhaka dhe tregolëshi i talenti gjerman, Florian Virc. Një tjetër detaj që ka spikatur në ecurinë e “aspirinave” janë golat në limite. Mjafton të përmendin përmbysjet e çmendura në minutat e fundit, konkretish­t me Lajpcigun dhe Hofenhaimi­n. “Qershia mbi tortë” e titullit të parë të Bundesligë gjen qasje edhe në kuotën e ndeshjeve pa humbje në t gjitha kompeticio­net, plot 43 precedentë. Numri i mësipërm barazon të dhënat e Juventusit në “dirigjimin” e Antonio Kontes. “Zonja e Vjetër” vinte pas një sërë etapash të vështira, por marrja e drejtimit nga Konte i ktheu në një “makineri të vërtetë”, e pasur me 43 takime me pa disfatë, mes kampionati­t dhe Kupës. Dueli i ardhshëm Uest Ham- Leverkusen, pa humbje, do t’i ngjisë të vetëm në majë të “Olimpit” në kategorinë e pathyeshmë­ve. Nëse i referohemi pikave të forta të kampionëve më të rinj në Gjermani, mbrojtësit e linjave, konkretish­t Grimaldo dhe Frimpong kanë rezultuar “bast” i Ksabit. Përafërsis­ht 50% e golave janë “gatuar”

nga dyshja e lartpërmen­dur, fondamenta­l. Granit Xhaka është lojtari që ka përshkruar më shumë pasime të sakta, kontakt me topin dhe kilometra të përshkruar, shkurt “motor” i ekipit. Florian Virc vlerësohet më të drejtë “xhevahiri” i Ksabi Alonsos.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania