Panorama Sport (Albania)

Ksabi Alonso, euforik pas triumfit: Duam tripletë!

Trajneri siguron tifozët edhe për një vit tek “aspirinat”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Iberikasi thyen mallkimet e “humbësit” të finaleve

Nga “Neverkusen” në “Neverlosen”, ishin tituj e mediave botërore, të cilët shoqëruan triumfin historik të Bajer Leverkusen, kurorëzimi­n për herë të parë në Bundesligë. Ksabi Alonso i mori në drejtim “aspirinat” sezonin e shkuar mes “trazirash”, teksa “notonin” në vendet e fundit të tabelës, ndërsa pas “kantierit” me transferim­e në verë, arriti brenda një kohe të shkurtër, t’i ngrejë në nivel kaq të lartë. Pas sigurimit të titullit kampion, Ksabi nuk u ndal me kaq, duke e rritur “urinë” për suksese në ciklin aktual: “Ne kemi fituar Bundesligë­n pas një rrugëtimi të gjatë. Shumë rivalë kanë zbarkuar në fushën tonë, ashtu siç ne kemi udhëtuar në stadiumet e tyre, por ama nuk e kemi njohur humbjen. Ky është padiskutim atribut i grupit. Gjithmonë jemi përpjekur të mbajmë frymë pozitive dhe të përmirësoh­emi pas çdo ndeshjeje. Data 14 prill do jetë e shënuar me germa të arta në karrierën time profesiona­le, ashtu siç besoj për tifozët e Leverkusen­it. Nuk e kishim fituar kurrë këtë kompeticio­n, por pritja mori fund, për më shumë në mënyrë të jashtëzako­nshme. Pas kësaj feste me birra dhe urimeve të shumta, e enjtja vjen shpjet. Ne kemi fituar me shifra të pastra duelin e parë, por kemi kryer vetëm gjysmë e punës. Takimi në Londër do të vulos çështjen e kalimit në fazën gjysmëfina­le

në Europa Ligë, një tjetër kompeticio­n që ne aspirojmë t’i shkojmë deri në fund. Personalis­ht e cilësoj nder të punojë në këtë ekip. Do të jem këtu edhe për një vit tjetër. Më pas të shohim. Besoj se mjafton për tani”, përfundoi mes të qeshurash “arkitekti” i Leverkusen­it

të frikshëm. Kupa e Gjermanisë është një tjetër front ku Granit Xhaka me shokë do të tentojnë ta fitojnë, teksa do ta diskutojnë finalen me modestët e Dyseldorf. Vlen të ceket se përveç Bajern Mynih, asnjë klub tjetër gjerman nuk ka korrur sukses në tria garat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania