Panorama Sport (Albania)

Klop: Ndiheshim si të trullosur dhe... plehra

Trajneri i Liverpulit nuk i di shkaqet e krizës

-

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop tha se skuadra e tij ndihej me të vërtetë si plehrë pas humbjes me Kristal Palasin dhe si e trullosur pas disfatës shokuese me Atalantën të enjten në Ligën e Europës. “Ne kishim shanse më të mëdha se ato të Kërtis Xhonsit. Ne kemi rastin e Darvin Nunjezit. Ai godet topin me forcë të plotë, për portierin nuk do të kishte asnjë shans. E njëjta gjë vlen edhe për Zhotën. Ngjashëm me rastin e Mohamed Salahut, ai godet lojtarin e Palasit në linjë, por ne nuk shënuam. Është e tmerrshme, por ne nuk shënuam atje. Shpërdorua­m shumë raste dhe ndihemi me të vërtetë si plehra tani dhe kemi nevojë

pas një tjetër humbjeje të rëndë, që në fund mund të rezultojë fatale për shanset e tij për t’u larguar nga stoli në verë me një tjetër titull kampion. Van Dajk me shokë largohen në lot, duke të dhënë përshtypje­n e një humbje dorëzuese. për pak kohë për ta përpunuar këtë. Është një moment vërtet i keq. Është ndeshja e dytë radhazi që humbasim në shtëpi. Ne nuk jemi mësuar me këtë. Nuk më duket kështu në këtë moment”. Më pas, tekniku gjerman u ndal te pasojat psikologji­ke që pati humbja me Atalantën: “Mund të jetë si një trullosje prej saj. Nëse do të shikoni skuadrat e mia ndër vite, mendoj se presioni është zakonisht i mirë. Ishte një trullosje si pas dehjes. Kështu reagojnë njerëzit ndonjëherë. Nuk është e mrekullues­hme, por ndodh. Besimi nuk ishte aty. Ne ishim shumë larg njëri-tjetrit. Linja e fundit shumë e

thellë, mesfusha nuk ishte vërtet aty. Nga vjen ky moment? Si mund t’i përgjigjem kësaj 100%? Por vetëm pak ditë më parë luajtëm një ndeshje të keqe, kështu që mund të ketë lidhje me këtë. Në fakt, ishte një lojë shumë e mirë, por nuk shënuam. Por nuk është aq e lehtë për fat të keq”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania