Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Na pret lufta me PSG-NË, tani vjen më e bukura

Pas Champions-it në mesjavë luhet “El Clasico” në Madrid

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Titulli në La Liga duket i humbur, por trajneri beson ende

Barcelona ka mbyl lur një javë perfekte të shtunën, duke mundur Kadizin në transfertë në La Liga. Skuadra e Ksavit i është kthyer variantit klasik 0-1, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Zhoao Feliks në pjesën e parë. Një fitore që konfirmon formën e shkëlqyer të Barçës, teksa për Ksavin kjo ishte ndeshja e fundit në tribunë, pasi ai i ka dhënë fund shlyerjes së dënimit dhe fundjavën e ardhshme do të kthehet sërish në stol.

NDESHJA

“Ne e dinim se do të vuanim. Kadizi është një ekip i disiplinua­r, agresiv, ata kanë përmirësua­r presionin e tyre. Skuadra bëri një paraqitje serioze, profesiona­le... ne donim të fitonim për t’i bërë presion Realit të Madridit. Në fund vuajtëm, por ia dolëm të merrnin tri pikë të rëndësishm­e”.

MOMENTI

“E kuptoj mosbesimin për shkak të vendimit tim, por e njoh grupin dhe nuk kisha dyshim se do të bënim një hap përpara si grup. Të gjithë mbështesim njëritjetr­in, kemi më shumë ambicie... është evidente që jemi në momentin më të mirë të sezonit është një luftë e vërtetë”.

SOLIDITETI NË MBROJTJE

“Është e vërtetë, jemi shumë më solidë. Nuk kemi humbur prej tre muajsh. E shoh ekipin në formë shumë të mirë”.

MOTIVIMI

“Ne po luajmë për të dyja kompeticio­net, La Ligën dhe Ligën e Kampioneve. Duam të konkurrojm­ë deri në fund. Në La Liga na takon ne të shkurtojmë diferencën me Realin. Ka ambicie, përkushtim... në maksimum. Jam krenar se si

e shoh skuadrën”.

PSG- JA

“E marta do të jetë një luftë. Më pas vjen Klasikja me Realin, tani fillon pjesa më e bukur. ne jemi të përgatitur për të bërë më të mirën”.

FORMACIONI

“Nuk kam vendosur për njëmbëdhje­tëshen. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore deri të martën”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania