Panorama Sport (Albania)

Levandovsk­i duket një i rilindur

-

Të mërkurën e kaluar pamë një ndeshje vërtet të mrekullues­hme në çerekfinal­en e parë të Ligës së Kampionëve. Barcelona arriti të fitonte në “Parc des Princes”, duke hedhur një hap të rëndësishë­m drejt kualifikim­it në gjysmëfina­le. Gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e dytë në “Montjuïc” të martën e ardhshme, por realiteti është se skuadra e Barçës udhëtoi në Paris me optimizëm, pa asnjë lloj kompleksi dhe përfundoi duke mposhtur PSG-NË (2-3). Një pjesë e mirë e suksesit kundër skuadrës parisiane ishin sulmuesit. Barça luajti me një intensitet shumë të lartë, por ishte një njeri që bëri gjithçka mirë pa bërë shumë zhurmë: Robert Levandovsk­i. Sulmuesi nuk shënoi, por iu përkushtua fitimit të të gjitha dueleve dhe shpërndarj­es të topave, gjë që krijoi pështjelli­m në mbrojtjen rivale. Polaku ishte një nga ata të përfshirë në sulmin për golin e parë të Rafinjës. Muajt e tij të fundit të vitit të kaluar ishin të komplikuar, pavarësish­t faktit se Barça fitoi titullin e Ligës. Megjithatë, në javët e fundit, gjërat kanë ndryshuar në performanc­ën e tij dhe ai duket më shumë si ai gjuajtës i frikshëm që nënshkroi për katalanasi­t në verën e vitit 2022. Dhe shifrat nuk gënjejnë. Aktualisht, numri 9 i Barçës regjistron 20 gola në të gjitha ndeshjet: 13 gola në La Liga, 3 në Ligën e Kampionëve, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës. Pas humbjes së fundit të Barçës 3-5 kundër Vijarreali­t dhe shpalljes së lamtumirës së Ksavit, skuadra ka ndryshuar “çipin” e saj, duke filluar me lojtarin referencë në sulm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania