Panorama Sport (Albania)

Interi ngec, me 3 pikë në derbi shpallet kampion

Dështon rekordi i pikëve, por kundër Milanit do fitore

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kaljari tremb zikaltrit, barazim 2-2 në “San Siro”

Barazimi me Kaljarin prish disi festën dhe llogaritë e Interit. Megjithatë ëndrra kryesore nuk është shkatërrua­r: Fitorja e titullit në derbi është ende e mundur, por zikaltrit nuk e shfrytëzua­n dot ndalesën e Milanit ndaj Sasuolos për të shkuar ditën e hënë me 2 rezultate për të mbyllur zyrtarisht llogaritë. Tani duhet patjetër fitore ndaj ekipit të Piolit. Këtij barazimi iu kënaq më shumë skuadra e Kaljarit që dy herë u tregua vendimtare duke mos lejuar Interin që të merrte 3 pikët. Klaudio Ranieri me lëvizjet e tij në sulm arriti që të merrte 1 pikë të çmuar në garën për të mbijetuar në Serinë A. Golat e Turam dhe Çalhanoglu me penallti u zhvlerësua­n nga Shomurodov dhe Viola në fund. Tani është e sigurt që nuk e thyen dot rekordin e pikëve të Juventusit (102).

TURAM SI LAUTAROINT­ERI kishte dëshirë për ta shndërruar në festë dhe për të vazhduar ecurinë pozitive dhe dominoi në qarkullimi­n e topit dhe të rasteve në pjesën e parë. Shumë të tilla nuk u finalizuan siç duhet, ndërsa Markus Turam tregohet i saktë pas një pasimi fantastik nga Sançez që shkoi në fundore dhe e ktheu në qendër. Francezi u tregua i saktë për të shpërthyer “San Siron” në festë. Vetë festoi si Lautaro Martinez, i cili ishte në tribunë për shkak të pezullimit.

FUND I ZJARRTË- Goli i Turam qëndroi në fuqi deri në minutën e 65-të, por Kaljari ishte prezantuar shpesh në anët e Zomerit duke tentuar disa herë. Shomurodov bëri provën gjenerale me një

goditje që shkoi jashtë, por një minutë më vonë e djathta e tij kap në befasi portierin duke barazuar rezultatin. Festa e sardëve zgjati shumë pak, sepse pas afro 10 minutash Fratezi fiton 11-metërsh pasi topi i goditur prej tij u ndal me dorë nga Mina. Çalhanoglu është i saktë duke thyer port

ierin Skufet. Kur të gjithë menduan se Interi po shkonte i qetë drejt fitores, 2 zëvendësim­et në sulm me Lapadulën dhe Violën ringjallën Kaljarin. Asisti i të parit dhe gol i Violës i ngrinë buzëqeshje­n stadiumit. Por nuk përfundoi këtu sepse Viola rrezikoi që të shënonte edhe golin

e tretë për ta mundur Interin. Një goditje dhe një tentativë me kokë në sekondat e fundit. Zikaltrit provuan për një finale të çmendur si ndaj Udinezes, por këtë herë u mjaftuan vetëm me një pikë. Në derbi duhet patjetër fitore nëse kërkojnë titullin kampion në duelin kundër Milanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania