Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Titulli ëndërr, uroj ta marrim në derbi

“E përgatisim mirë sfidën, respektojm­ë Milanin”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Trajneri: Bravo Kaljarit, na vuri në vështirësi

Simone Inzagi është i zhgënjyer që përpara tifozërisë së tij nuk arriti dot të merrte 3 pikët, ndërsa thotë se skuadra duhet të përgatitet mjaft mirë për të përgatitur duelin e së hënës me Milanin. Aty do të duhen 3 pikë për t’u shpallur zyrtarisht kampionë, por duket se numri një i pankinës së Interit nuk e ka me shumë nxitim. Ai thotë se ka ende 18 pikë të tjera në lojë dhe herët a vonë do t’i marrin. Sigurisht që thotë se do ta respektojn­ë Milanin, diçka që mund të konsideroh­et edhe si ironi.

ZHGËNJIMI- “Nuk fola me skuadrën pas ndeshjes. E dinim që do të gjenim përballë një kundërshta­r që po kalon një moment të mirë. Kaljari nuk u dorëzua për asnjë sekondë dhe bëri një ndeshje të mirë. Vuajtëm kundërsulm­et e tyre. Më vjen keq sepse donim të merrnim pikët maksimale përpara tifozëve tanë. Por na mungojnë edhe pak për titullin kampion. Është një ëndërr dhe shpresoj ta realizojmë në derbi”.

SHUMË RASTE- “Sigurisht që e përjetova që diçka më shumë pësuam në këtë ndeshje. Në golin e parë duhet të punonim më mirë si repart dhe të shtrëngoni­m më shumë. I dyti është rastësisht, por pësuam shumë kundërsulm­e dhe ndeshja u bë e rrezikshme. Ne punojmë shumë në kundërsulm, por gjetëm një kundërshta­r që e sulmonte mirë thellësinë. Duhet t’i bëj kompliment­e Kaljarit”.

BEZDI- “Sigurisht që nuk e fituam ndeshjen. Ne përballë tifozëve tanë duhet të japim dhe të marrim gjithmonë maksimumin. Tani kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë dhe jemi shumë afër titullit kampion. Djemtë kanë punuar mirë, por duhet të mbajmë përqendrim­in”.

DERBI- “Do të ishte kënaqësi. Do të përgatitem­i maksimalis­ht për të hënën. Ne donim ta fitonim ndeshjen ndaj Kaljarit, por tani të bëhemi gati për një derbi të madh. Nëse do t’ia dalim mirë, në të kundërt ka ndeshje të tjera. Do të luajmë ndaj një skuadre që ka pasur një ecuri shumë pozitive dhe kërkon të japë gjithçka përpara tifozërisë së saj”.

PËRGATITJA- “Si gjithmonë përgatitet. Do të analizojmë ndeshjen dhe të mërkurën nisim stërvitjet. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm në mënyrë që të bej zgjedhjet e duhura. E dimë çfarë do të thotë derbi dhe si i kemi luajtur ne ndeshjet e fundit. Por do ta respektojm­ë Milanin si gjithmonë”.

TATUAZH- “Nuk më pëlqejnë shumë tatuazhet. Nuk kam menduar të bëj ndonjë me titullin kampion. Të shohim nëse programoj diçka tjetër”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania