Panorama Sport (Albania)

Ndika humbet ndjenjat në fushë, panik dhe frikë në Udineze-roma

Problem në zemër për mbrojtësin, por përjashtoh­et infarkti

-

Panik dhe frikë për Evan Ndika. Mbrojtësi i Romës, në minutën e 72-të të sfidës kundër Udinezes preku 2 herë gjoksin dhe pastaj humbi ndjenjat në fushën e lojës. Arbitri Pareto ndali menjëherë lojën duke sinjalizua­r mjekët dhe barelën që të futeshin me shpejtësi në fushë.

ÇFARË NDODHI- Ndika, 24-vjeç, i ardhur nga Roma në merkaton e verës braktisi fushën e lojës duke bërë me gisht shenjën “OK” për publikun prezent. Daniele De Rosi shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes për të parë nga afër gjendjen e lojtarit të tij dhe pastaj foli me Çofin, drejtorin teknik të bardhezinj­ve, Federiko Balzareti, dhe arbitrin e ndeshjes. Lojtarët nuk mund ta vazhdonin më lojën lojë zyrtare do të duhet të rikuperohe­n në sfidën Udineze-roma, që mbetet për t’u konfirmuar se kur do të luhet. Liga e Serisë A do ta zyrtarizoj­ë në bazë të ecurisë së verdhekuqv­e në Europë.

dhe kështu Paireto vendosi ta ndalte përfundimi­sht. Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1- 1 në minutën e 72-të të sfidës me duartrokit­jet e stadiumit për mbrojtësin. Ndika u transportu­a menjëherë në spitalin e Udines, ku ka bërë ekzaminime­t e mëtejshme për të kuptuar çfarë ndodhi.

SITUATA- Nga vështrimi i parë në dhomat e zhveshjes u tha se ishte një problem në zemër nga ajo që tregoi elektrokar­diograma, por nuk u desh ndërhyrja e defibrilat­orit. Pas problemit, Ndika nuk e humbi kurrë vetëdijen. Lojtari është jashtë rrezikut për jetën. Autobusi i Romës së bashku me skuadrën dhe trajnerin shkuan menjëherë në spital për të parë nga afër shokun e skuadrës. De Rosi, Pelegrini dhe drejtori i Romës kanë pasur autorizimi­n për ta takuar dhe për të folur me lojtari, që ishte në gjendje të mirë dhe totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ai qëndroi në spital dhe në vëzhgim. Ekzaminime­t e bëra përjashtua­n

infarktin, për të cilin u dyshua në start. E gjithë skuadra la Udinen dhe spitalin rreth orës 21:30 për t’u rikthyer në kryeqytet. Sigurisht që momentet e panikut dhe të frikës fillestare bënë që futbollist­ët të mos e vazhdonin dot më lojën për shkak të shokut psikologji­k. Gjithçka do të vazhdojë në një tjetër

datë. Rregullorj­a përcakton që të luhet 24 orë më vonë, por Roma do të luajë në çerekfinal­et e Europa Ligës ditën e enjte për sfidën e kthimit, kështu që rikuperimi i kësaj sfide mund të bëhet në datën 22 ose 28 prill. Gjithçka varet nga vazhdimësi­a e verdhekuqv­e në Europë. Do të luhet nga minuta e 72.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania