Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

SPORTIELO 5,5 – Fajtor në golin e 2-0 dhe një mungesë sigurie që në pjesën e parë infekton jo pak prapavijën.

FLORENCI 4,5 – Ndonjë krosim i mirë nuk kompenson një provë të errët në shumë aspekte. Ndoshta ndeshja më e dobët e sezonit për italianin.

KJAER 4 – Dikush me përvojën e tij duhet të ndihmojë, por danezi bën krejtësish­t të kundërtën duke i dhënë më shumë se një shpresë rivalëve. Ky nivel nuk është më i duhuri për të qenë titullar. (Nga

54’ Gabia 6,5 – Asist për barazimin dhe 40 minuta plot autoritet duke rikthyer sigurinë e një reparti të përhumbur.

ÇAU 5 - Volpato dhe Pinamonti e torturojnë. Shpenzon energjitë dhe faullin që do t’i kushtojë derbin. Nëse ia del sepse dje pati problem fizik.

HERNANDEZ 6 – E nis me frenin e dorës të ngritur, e megjithatë me kalimin e minutave rrit xhirot e motorit dhe rikthehet në nivelin e tij. Me pak kthjelltës­i më shumë do të ishim duke folur për një notë më tepër.

ADLI 5 – Dielli i fortë dukshëm i errëson idetë dhe regjinë që për asnjë moment nuk është në lartësinë e nevojës së rezultatit. (Nga 82’ Okafor 6,5 – Gjithmonë në vendin e duhur konfirmohe­t golashënue­si i më i mirë si zëvendësue­s në Serinë A.

MUSAH 5 – Rivalët i dhurojnë liri, por përveç pasimit në golin e Leaos nuk bën thuajse asgjë. Keq në ndërtim e akoma më keq kur i duhet të mbrojë. (Nga 55’ Reijnders 6 – Cilësia dhe dinamizëm për të mbrojtur rezultatin e mundësisht për ta kthyer në favor. Holandezi nuk zhgënjen pavarësish­t fitores së munguar.

ÇUKVUEZE 6,5 – Dy pozicione jashtë loje i mohojnë dopietën, por pikërisht nga spuntot e tij Milani gjallërohe­t dhe gjen forcë për të rrëmbyer një pikë. Nga 64’ Pulisiç 6,5 – Shtytje e vazhdueshm­e dhe një gol i përkëdhelu­r për amerikanin që konfirmon momentin e mirë të formës individual­e.

LOFTUS - ÇIK 5,5 – Forca e tij fizike bie ndesh me pasaktësin­ë në disa momente kyçe. Pioli e mban në fushë duke shpresuar tek shkëndija e anglezit që nuk vjen kurrë. (Nga 55’ Zhiru 6.5 – Nëse Milani bën më mirë në prani të tij është edhe sepse i liron hapësira shokëve. Dinak në pasimin që sjell barazimin.

LEAO 7 – Çdo duel një kundër një shndërrohe­t në rast goli e megjithatë portugezi konkretizo­n vetëm një herë. Asisti dhe driblimet e tjera janë sinjal që paraqitja ndaj Romës është tashmë e arkivuar.

JOVIÇ 6,5 – Në pjesën e parë nuk prek top, megjithatë sa herë përfshihet në manovër skuadra ka benefite. E bën në golin e parë dhe më pas shënon të dytin. Pioli duhet ta përdorë me një sulmues tjetër pranë.

Trajner PIOLI 5 – Tjetër qasje e pajustifik­ueshme që kthehet në një barazim epik vetëm për shkak të pesë sulmuesve në fushë. Ky Milan ndëshkohet lehtë dhe ka lënë shumë pikë rrugës. Me qëndrimin difensiv si të vitit që fitoi titullin do të ishim duke folur për një tjetër skuadër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania