Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç nuk shkrep, “tradhton” sërish Juven

Nga 15 golat e tij, vetëm 3 ndaj 13 të para të renditjes

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Konfirmohe­t “sindroma”, serbi di të godasë vetëm të voglat

Tashmë nuk duket më një rastësi. Edhe pse dyshime mbi talentin e tij nuk ka, Dushan Vlahoviç nuk do ta ketë kapërdirë aspak atë kontroll të gabuar topi përpara portës së Torinos, të cilin mund të kishte dërguar fare thjesht në rrjetë, ndoshta edhe pa pasur nevojën e stopimit të sferës. Diçka e tillë i ndodhi edhe në ndeshjen e fillim muajit shkurt me Interin, në fund të së cilës erdhi humbja, por edhe hyrja zyrtarisht në krizë e Juventusit për gati dy muaj. Gjithashtu, 40 ditë më parë kundër Napolit, 3 gabimet e mëdha përpara portës e tërbuan aq shumë sa vetë ai vendosi që të vërë fytyrën në fund të ndeshjes dhe përpara kamerave të pranonte: “Më takonte mua që të bëja atë që pritet nga një sulmues i Juventusit. Por më vjen keq që nuk isha deciziv dhe i marr unë përsipër arsyet e kësaj humbjeje”. Dhe fatkeqësis­ht edhe në derbin me Torinon, dy gabime trashanike, njëri në minutën e shtatë dhe tjetri gjysmë ore nga fillimi i ndeshjes, çojnë Juventusin në ndalesën e radhës në kampionat, në derbin numër 185 ndaj “Demave”, të cilët nuk është se frikësuan kurrë deri në minutën e 97-të, kur Lazaro i harruar i vetëm në shtyllën e dytë godet keq me kokë, ndonëse nga pozicion ideal. Gjithsesi, për Torinon 3 pikë do të kishin qenë shumë, ndërsa për Juventusin ekziston shija e lënies së 2 pikëve që vazhdojnë të vonojnë atë objektiv Champions për t’u arritur sa më shpejt dhe për t’u përqendrua­r pastaj te vlerësimi i ndryshimev­e që priten për sezonin e ardhshëm. Dhe nëse ndryshimet madhore lidhen me situatën e pankinës pikësëpari, por edhe të disa çështjeve të tjera delikate që lidhen me rinovimet e disa lojtarë të rëndësishë­m si Kieza e Rabio, ai që duhet të vendosë të ndryshojë është edhe Dushan Vlahoviç, pasi sa herë që vijnë ndeshjet me peshë, atij i dridhen shpesh gjunjët dhe nuk është vrasës përpara portës. VARET NGA RIVALI Është shumë e vërtetë që në këtë Juventus ai që shënon është vetëm Vlahoviç, por është po aq e vërtetë që sa më me peshë të jetë ndeshja, aq më pak duket Vlahoviç. Nga 15 golat që numëron në këtë kampionat, 8 ia ka shënuar 7 skuadrave të fundit të tabelës dhe vetëm 3 gola (Inter, Bolonja e Lacio në fazën e parë)

kundër 13 skuadrave të para. Bomberi serb di të godasë dhe me vazhdimësi madje skuadrat e vogla, por kur gjen përballë ato të mesit të renditjes apo rivalet direkte për objektivat madhorë, siç mund të jetë edhe fitorja e një derbi, diçka fiket te juventini. Po, sezonin

e kaluar ishte Dushan ai që e vendosi derbin në shtëpinë e Torinos, kur kishte mbetur vetëm çerek ore loje për t’u luajtur, por të shtunën golat e fitores i ngelën në këmbë, iu përplasën në shtyllë dhe në gjurin e Milinkoviç- Saviçit. Prandaj, ballkanasi bën mirë

që të nisë të stërvitet për të shmangur në vazhdimësi episode të tillë, sepse nga sezoni i ardhshëm Juventusi duhet të synojë me çdo kusht titullin, kërkon të rikthehet protagonis­te edhe në Champions, por me të tilla gabime, nuk shkohet aspak larg...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania