Panorama Sport (Albania)

“Zonja”, pa gol në derbi pas 15 vitesh, Dushan mbret i shtyllave

-

- Pasi kishte shënuar një gol për të paktën 15 transferta me radhë kundër Torinos në Serinë A, Juventusi nuk dërgon asnjë top në rrjetë për të parën herë që prej ndeshjes së 7 nëntorit 1999 ( edhe në atë rast përfundont­e 0- 0). - Juventisi ka barazuar 3 nga 7 derbit e fundit kundër Torinos në Serinë A ( plus 4 fitore). Për bardhezinj­të kaq “X” ishin regjistrua­r në 23 derbet e mëparshme (bilanci 19 fitore dhe 1 humbje).

- Torino është skuadra që ka mbajtur sivjet më shumë se kushdo tjetër portën e paprekur në shtëpi, 11 herë. Për më shumë kjo është edhe seria më pozitive e “Demave” në historinë e tyre në Serinë A. - Juventusi nuk arrin të fitojë në transfertë prej 5 ndeshjesh radhazi ( 2 barazime dhe 3 humbje) për herë të parë nga seria e 6 transferta­ve radhazi pa fitore mes marsit dhe majit 2010, me Alberto Zakeronin në pankinë.

- Juventusi nuk humb përballë Torinos prej 18 ndeshjesh radhazi (13 fitore dhe 5 barazime). Kjo është seria më e gjatë e bardhezinj­ve në historinë e derbit torinez. - Vetëm Interi ( 6) ka pësuar më pak gola se Torino në pjesët e para të lojës, së këtij kampionati (7 për “Demat”). - Ajo ndaj Juves ishte ndeshja e katërt mes gjashtë të fundit në shtëpi, që Torino nuk arrin të shënojë.

- Juventusi i lejoi Torinos vetëm dy goditje drejt kuadratit të portës në pjesën e parë. Kjo është statistika më pozitive e tyre që prej derbit të 18 dhjetorit 2018 ( edhe atëherë dy goditje).

- Duke nisur nga muaji shkurt i vitit 2023, vetëm Viktor Osimhen ( 6), Johan Vazkez ( 6) dhe Nikolas Gonzales ( 6) kanë goditur më shumë shtylla sesa Dushan Vlahoviç (5). - Ueston Mekeni luajti ndeshjen e tij të 100- të me Juventusin në Serinë A. Në këtë kampionat ai numëron 30 prezenca. Më shumë amerikani kishte luajtur vetëm në sezonin 2020-2021 (34).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania