Panorama Sport (Albania)

Alegri ngre duart: Nëse Vlahoviç gabon ato raste...

Trajneri humbi mundësinë për të kaluar Trapatonin

-

Juventusi nuk arriti që të shkojë përtej barazimit pa gola me Torinon, duke i mohuar kështu Masimilian­o Alegrit mundësinë që të shndërrohe­j në rekordmeni­n e fitoreve në derbi (deri tani 13 fitore, po aq sa edhe Xhovani Trapatoni). Në të njëjtën kohë, ky rezultat shton edhe më shumë dozën e pakënaqësi­së ndaj atij që duket se në fund të sezonit tashmë do të përshëndes­ë. Lidhur me analizën e sfidës, Alegri nuk kërkon të bëjë diplomatin, por e tha troç: “Nuk ishte një ditë e lumtur për Vlahoviçin. Kur sheh që Dushan humb ato dy raste që në fillim, atëherë kuptohet qartë se sa më shumë kalojnë minutat, aq më e vështirë bëhet malorja për t’u ngjitur dhe në fund nuk arritëm të merrnim atë që unë mendoj se meritonim, fitoren. Gjithsesi, mund të them se ishte një ndeshje e bukur dhe nëse shohim anën pozitive (ndjekëset ngecën), mund të them se ishte një pikë e fituar, duke iu afruar edhe më shumë objektivit Champions. Nëse e mendoj, unë jam i bindur se këtë ndeshje do ta kishim fituar dhe ndoshta mbyllur që në pjesën e parë, por shpesh Vlahoviç dhe Kieza nuk ndoqën këshillat e mia. Nuk luajtën shpesh në anësore, në fundore, ku Torino linte shumë hapësira, duke qenë se pikërisht andej erdhën edhe rreziqet tona më të mëdha. Edhe në mesfushë prisja dhe shpresoja në një punë më intensive, por e vërteta është që Rabio dhe Mekeni nuk kanë qenë në formën e tyre maksimale, ndonëse pranuan të luanin dhe kjo i nderon ata. Pavarësish­t kësaj, mendoj se të gjithë ne, sidomos lojtarët e mi, duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mendojmë për sfidën e radhës, pasi jemi fare pranë objektivit tonë dhe do ia arrijmë”, përfundoi Alegri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania