Panorama Sport (Albania)

Ksavi: Japim gjithçka do t’ia marrim shpirtin PSG-SË

Barcelona duhet të administro­jë suksesin 2-3 në vajtje

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Trajneri

i katalanasv­e shfaqet

i lumtur para duelit

Ksavi Hernandez e ka bërë me dije se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i ekipit. Por përpara se të largohet, trajneri kërkon të arrijë diçka të madhe. Nëse në sezonin e kaluar i dha titullin në La Liga, këtë vit kërkon të arrijë diçka të ngjashme në Europë. Nuk do të jetë e lehtë, por Barcelona është vetëm 3 ndeshje larg finales së Londrës, aty ku ka fituar 2 nga 5 Champions-et e saj. Dhe trajneri Ksavi është shfaqur i emocionuar si një fëmijë për ndeshjen e së martës kundër PSG-SË. Për të thyer Parisin, Ksavi ka paralajmër­uar ekipin se duhet të bëjë gjithçka, ndërsa ka ftuar tifozët t’ia bëjnë ferr Parisit.

NDESHJA – “Për ne është një mundësi e madhe si klub. Ne luajmë në shtëpi, një faktor në favorin tonë. ‘Montjuïc’ duhet të jetë gati për një natë magjike si ato në ‘Camp Nou’. E dimë se çfarë na pret, Luis Enrike nuk do të ndryshojë kurrë. Ata do të vijnë për të luajtur në sulm, jo sepse janë të detyruar ta bëjnë për shkak të humbjes në ndeshjen e parë, por sepse kjo është filozofia e tij”.

LISTA – “Të gjithë që janë të grumbullua­r janë atje për të luajtur. Janë të gjithë lojtarët me përjashtim të Klristense­n dhe Serxhi Robertos të pezulluar. Pedri duhet të jetë shumë i rëndësishë­m”.

ORËT PARA NDESHJES – “Personalis­ht jam mirë, jam shumë i motivuar, i lumtur dhe krenar që jam në çerekfinal­e dhe kam mundësinë të jem në gjysmëfina­le pas pesë vitesh. Jam i emocionuar. Edhe në Barcelonë shoh një atmosferë të shkëlqyer. Mund ta shihni në rrugë. Unë jam me Ançelotin, se fitoret të japin lehtësim dhe humbjet nuk të lënë të marrësh frymë. Këtë gjë dua të shoh nga ekipi im, t’ia marrim frymën Paris SG- së. Jam shumë i lumtur, euforik dhe i emocionuar që jemi këtu ku jemi”.

“MONTJUÏC” - “CAMP NOU” – “Atmosfera duhet të jetë shumë e ngjashme. Duhet të jetë një kazan që vlon. Do të ketë momente të vështira dhe do të na duhet mbështetja e lojtarëve”.

VENDIMI PËR TË ARDHMEN – “Më ka liruar si mua ashtu dhe futbollist­ët dhe shtypin. Kjo është e dukshme

nga rezultatet në fushë”.

CIKLI NË CHAMPIONS – “Të shkosh në gjysmëfina­le do të ishte një sukses. Ka emocione, entuziazëm. Të shohësh tifozët tanë të emocionuar është përsëri një sukses. Por kalimi më tej do të ishte një sukses i madh”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania