Panorama Sport (Albania)

Kardinale do 600 mln, vijojnë kontaktet me "PIF"

-

Një nga temat më të nxehta në javët e fundit kanë qenë thashethem­et në lidhje me një shitje të mundshme të Milanit. Në fakt, ka pasur zëra të shpeshta në lidhje me kontaktet midis Xherri Kardinales, pronar i klubit dhe fondit PIF. Për këtë të fundit nuk kanë munguar edhe përgënjesh­trimet, por siç thonë edhe shprehja popullore, ku ka zë s'është pa gjë. Madje si për të konfirmuar këtë shprehje popullore, ka pasur edhe detaje për një takim mes manjatit amerikan një guvernator­i nga fondit sovran saudit. Me pak fjalë, të dhëna që bëjnë të mendosh për të paktën bisedime mbi një hipotezë shitjeje. Në fakt, siç është raportuar disa herë gjatë javëve të fundit dhe sipas asaj që është kuptuar deri tani, nuk duhet të ketë transferim të Milanit në fondin "PIF". Xherri Kardinale thuhet se po kërkon vetëm aksionarë pakice, por kjo nuk do të çonte në një shitje totale. Ndërkohë "Il Sole 24 Ore" ka dhënë përditësim­et më të fundit për këtë çështje. Siç raporton gazeta e njohur, në fakt, fondi sovran saudit "PIF" do të ishte gati të merrte një pjesë të aksioneve të "Redbird"-it për të hyrë në strukturën aksionare të Milanit. Fondi me sa duket po përqendroh­et shumë te sporti sepse ai është i aftë të përforcojë imazhin e ndryshimit të Riadit, një pjesë integrale e planit të "Vizionit Saudit 2030". Pas disa takimeve të zhvilluara me Xherri Kardinale, "PIF" po shqyrton mundësinë e investimit në klubin kuqezi dhe në "Redbird". Në tavolinë janë dy projekte: ose sigurim i kapitalit të nevojshëm për të shlyer huanë e shitësit ndaj "Elliott"-it për 550 milionë. Ose zhvillimi i një partnerite­ti më të gjerë me "Redbird"-it me negociatat që janë ende në vazhdim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania