Panorama Sport (Albania)

UEFA rrit shpërblime­t, ja sa përfiton Superiorja

Klubet në Ligën e Konferencë­s do ta nisin nga 325 mijë euro

- ERMAL KUKA

Kampionia e Shqipërisë ka në xhep 1 milion e 110 mijë euro

Futbolli shqiptar ka nisur muajin e fun dit të ethshëm të tijin, ku gara do të përcaktojë fituesit e trofeve, e sigurisht edhe pjesëmarrë­sit në Kupat e Europës të këtij edicioni. Një garë që bëhet më e rëndësishm­e duke përllogari­tur se fitimet financiare që vijnë nga Europa janë shpesh frymëmarrj­a e vetme që kanë klubet shqiptare në aspektin financiar, ku të ardhurat e tjera janë thuajse inekzisten­te. Dhe tashmë, kanë një arsye më shumë për të synuar një vend në kompeticio­net e UEFA-S, pasi kjo e fundit ka rritur përfitimet ekonomike për kompeticio­net e saj edhe në raundet e para kualifikue­se, ku marrin pjesë shpesh në mënyrë kalimtare klubet shqiptare. Me reformimin e sistemit të fazës në grupe të kompeticio­neve të saj për klube, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, UEFA ka bërë një ndryshim të vogël edhe sa i përket fazës kualifikue­se të këtyre turneve, me rritjen e bonuseve financiare që u shpërndan pjesëmarrë­sve.

SKEMA

UEFA ka vendosur prej disa vitesh një sistem ku klubet paguhen me kuota fikse për çdo raund në të cilin marrin pjesë. Gjithashtu, klubet marrin edhe një kuotë fikse tjetër në varësi të atij raundi ku eliminohen në këtë turne. Nëse arrijnë në fazën në grupe të cilitdo prej turneve, bonuset e UEFA-S për kualifikue­set zërohen dhe përfitojnë shifra fikse, 3.17 milionë euro, është më e vogla që jepet në turneun e fundit për nga rëndësia, Ligën e Konferencë­s, objektivi i vetëm që mund të synohet realisht nga klubet shqiptare. Për çdo klub kampion që nuk shkon në fazën në grupe të turneut, jepet edhe një bonus solidarite­ti prej 260 mijë eurosh.

NDRYSHIMI

“Panorama Sport” zbulon se pikërisht kuotat fikse për pjesëmarrj­en në çdo raund, janë ato të cilat kanë ndryshuar në bazë të vendimit të fundit që ka marrë UEFA, duke kaluar nga 100 mijë euro për raund, në 175 mijë euro për raund. Një “bonus” prej 75 mijë eurosh që në optikën e klubeve shqiptare bëhet e rëndësishm­e, duke llogaritur burimet e cunguara të tjera të të ardhurave. E shumëfishu­ar në raunde të ndryshme, nëse klubet avancojnë në turne, shifra bëhet e

rëndësishm­e, sidomos për klubin që shpallet kampion në Superiore. Ky i fundit, edhe nëse eliminohet menjëherë nga Liga e Kampioneve, kalon në Ligën e Konferencë­s dhe nëse eliminohet edhe aty, në krahasim me një vit më parë do të kishte direkt

150 mijë euro më shumë në arkat e tij. Me pak fjalë, me skemën e re financiare, klubi kampion i Superiores, ka të garantuar minimalish­t 1 milion e 110 mijë euro nga prania e tij në kompeticio­net europiane, edhe nëse nuk arrin të kalojë asnjë tur. Ndërkohë,

skuadrat e tjera që e nisin direkt nga turi i parë i Ligës së Konferencë­s, kanë të garantuar minimalish­t 325 mijë euro, edhe nëse eliminohen menjëherë. Në edicionin e kaluar, klubi rekord për përfitimet ishte Partizani me 1 milion e 410 mijë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania