Panorama Sport (Albania)

Gjinollari jashtë me Vllazninë, por Martinit i kthehet Fili

Durrsakët kërkojnë fitoren e parë me shkodranët

-

Teuta do të duhet të bëjë pa një prej mbrojtësve titullarë në ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, shumë e rëndësishm­e në misionin për t’u larguar nga vendi i tetë në renditje. Bëhet fjalë për David Gjinollari­n, i cili ka plotësuar numrin e katër kartonëve dhe është i pezulluar për këtë ndeshje. Por nga ana tjetër ka edhe lajme të mira. Sulmuesi Realdo Fili ka lënë pas dëmtimin dhe gjatë ditëve të fundit është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.

ECURIA - Të shtunën në orën 18:00 në Durrës, Teuta do të synojë të përmirësoj­ë ecurinë jo të mirë kundër kuqebluve. Në 3 ndeshjet e këtij sezoni mes dy ekipeve, skuadra e Martinit është mposhtur përballë shkodranëv­e, duke regjistrua­r tri humbje. Nga ana tjetër, skuadra e Edi Martinit ka një bilanc relativish­t pozitiv në javët e fundit në kampionat. Në tetë javët e fundit durrsakët kanë regjistrua­r vetëm dy humbje. Klejdi Daci është njeriu ku i ka kthyer sytë trajneri për sa i përket realizimit të golave, nisur nga forma mjaft e mirë që po kalon ai gjet pjesës së dytë të këtij sezoni. “NIKO DOVANA” - Nga analiza e fakteve, spikat një detaj jo i parëndësis­hëm, përkundraz­i, është një element domethënës për vazhdimësi­në e garës dhe për pozitat e skuadrave në klasifikim. 21 pikë në shtëpi janë dëshmi se ky ekip mund të mposhtë këdo në shtëpi, përfshirë edhe shkodranët, që janë të pathyeshëm deri më tani në duelet direkte mes këtyre dy ekipeve. Teuta di të marrë pikët në Durrës. Durrsakët kanë fituar 5 ndeshje në shtëpi, kanë barazuar 6 dhe humbur 5 beteja. Është ky bilanc, që ka ndikuar dukshëm në pozicionin aktual të Teutës. Fitoret që i japin më shumë zemër ekipit janë pikërisht ato ndaj Tiranës dhe Partizanit. Z. QYPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania