Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 7- Bllokon mjeshtëris­ht devijimin e Martinelit në zonë. Pritje fenomenale gjatë goditjes së Odegard. Sapo nis fraksioni i dytë, norvegjeze Odegard kërcënon sërish Manauel, por ai i thotë jo golit. Përcaktues edhe në daljen ndaj Martinelit.

MAZRAUI 6- Detyra e Nusair përkoi me ndaljen e Sakas në korsinë e majtë, por që në minuta e para rezultojë mision i pamundur. Me avancimin e lojës, fillojë të manovrojë kundërshta­rin me më shumë kujdes (nga minuta e 76' Kim 6- Mban detyra ofensive, me qëllim presionin te rivali).

DAIER 6- Qarkullimi i shpejtë i "topçinjve" në zona të ngushta, krijuan konfuzion në prapavijën e Bajernit, aq sa edhe Daier shpesh herë të mbetet në hije. Shumë i lëvizshëm dhe i kujdesshëm në mbylljen e rrezes goditës në 45' e dyta.

DE LIGT 6- Rrezikshmë­ria konstante e sulmit të Arsenalit, madje edhe brenda 16-tëshes nënkupton se Matjas nuk ishte në gjendje të ruante qetësin para Manuel Nojerit. Fitoi vetëbesim në vazhdimësi.

KIMISH 8- U pa në gjendje shumë të mirë fizike dhe krijuese në korsinë e djathtë të mbrojtjes. Daljet e shpejta të lojtarit me numër "6" në gjirin e klubit nga Mynih, pasqyruan rast të artë shënim në favor të Musialës, por talenti gjerman u blloku në limite. Pjesa më e madhe e krosimeve drejt qendrës së sulmit vijnë nga Joshua. E nuhat mjeshtëris­ht pasimin e Guerrieros dhe shënon në minutën e 63'. Performanc­ë dinjitoze.

LAIMER 5- Futbollist­i më i dobët te Bajerni. Jo vetëm që nuk ishte në gjendje të mbante në kontroll Odegard, por shpesh bën gabime trashanike në zona të rrezikshme. Faktikisht nuk pritej të luante titullar.

GORECKA 6- Pozicional dhe shumë i kujdesshëm me ndërhyrjet. Merr inkursione në kundërsulm­e të shpejta. Përvoja e mesfushori­t 29-vjeçar ndikoi pozitivish­t në favor të ekipit, duke i dhënë besim grupit.

SANE 7- Elasticite­ti i Leroi i hapi probleme të mëdha mbrojtjes kundërshta­re, aty ku anësori gjerman ndërron krah në segmente të shkurtra kohore, duke e prishur strukturën e Arsenalit prapa. Nga këmbët e Sanesë u "gatua" goli i parë (nga minuta 89 UpamekanoP­a notë).

MUSIALA 7- Sa herë që prek topin, merr vrull skuadra me kundërsulm­e të shpejta. Gjithsesi nuk është në lartësinë e duhur para porte.

GUERREIRO 7- Padiskutim futbollist­i më i mirë së bashku me Kimishin në ekip. Arteta nuk e priti që portugezi të merrte detyra ofensive. Guerreiro bën ç'të dojë me prapavijën e "topçinjve". Asistues në golin e Joshuas.

KEJN 6-Mbahet në monitorim nga mbrojtës të shumtë. E ka të pamundur ç'markimin. Herri nuk është në ditën më të mirë as në tentativat me kokë.

TUHEL 7-Zgjedhja për të vendosur titullarë Guerreiro në krahun e mjatë të sulmit, rezultojë përcaktues­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania