Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Derbi nuk ka favoritë, marrim pikë “Partizani është ekip me lojtarë kampionë, me shumë cilësi”

- FATJON RUPI

Trajneri

i Dinamos: Do të doja që të luhej në “Air Albania”

Dinamo luan sot, në orën 18:00, derbin e fundit të kampionati­t të rregullt. Përballet me Partizanin tek “Arena e Demave” me objektivin për të marrë pikë të nevojshme për “Final 4”. Blutë vijnë në një moment të mirë, me 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit. Kanë shansin për vendin e 3-të, nëse fitojnë, kurse me barazim do të qëndronin në 4-shen e parë. Trajneri Dritan Mehmeti ka theksuar në konferencë shtypi se derbi nuk ka favoritë. Ai ka vlerësuar Partizanin dhe lojtarët që ka në përbërje, ndërkohë që i druhet pak fushës ku do të luhet ndeshja.

Mehmeti, si e prisni këtë derbi, që është shumë i rëndësishë­m për “Final 4”, pasi kampionati po shkon drejt fundit?

Pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat që kanë nevojë për pikë, për objektivat e veta. Më komode shikoj vetëm Egnatian, pjesa tjetër është në luftë të fortë. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.

A ka mungesa të tjera Dinamo në derbi, përveç Jankut të skualifiku­ar?

Janku mungon për shkak kartonësh. Kemi një problem me Rexhepin, që është pa qejf dhe dje ka pasur një shqetësim nga gjendja gripale. Do të marrim një vendim me stafin mjekësor, nëse do të jetë gati apo jo. Kemi të sigurt edhe mungesën e Tushës, që ka dëmtuar kaviljen dhe nuk do të jetë një javë.

Në javët e fundit Dinamo ka bërë më mirë se Partizani. Ju favorizon ky fakt?

Mendoj se derbi nuk ka favoritë, sepse e ka treguar historia dhe statistika­t se nuk ka gjendje favoriti. Është i paparashik­ueshëm, ka emocione të veçanta, këtu luan rol aspekti psikologji­k, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta, si dhe mënyra si do ta përgatisin. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, është shumë i rëndësishë­m derbi, sepse ka nevojë për pikë.

Luani kundër ishskuadrë­s suaj, që ia dini ato pikat e dobëta...

Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur me lojtarë mjaft cilësorë. Ka një skuadër mjaft të mirë si në aspektin individual, por edhe si grup. Është i plotësuar në të gjithë repartet. Partizani i ka dhënë tonin futbollit shqiptar dhe kjo e vështirëso­n punën tonë. Fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. E thashë, kjo skuadër ka ndryshuar shumë, por të imponon shumë respekt.

Presioni është më i madh te Partizani nga rezultatet e fundit, por derbit janë ato ndeshje, që zakonisht e përmbysin situatën. I druheni këtij fakti?

Përtej situatës që vjen Partizani, është një ekip me lojtarë kampionë, me cilësi shumë të mira, që dinë të menaxhojnë situatat që dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësi­të. Shkalla e vështirësi­së është shumë e madhe, megjithatë duhet të bëjmë maksimumin. Të përgatitem­i për të bërë më të mirën, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit, pavarësish­t me çfarë emocionesh vijnë dy skuadrat. Çdo ndeshje ka historinë e vet, prandaj thashë që aspekti psikologji­k ndryshon shumë.

Po fushës, ku do të luhet ndeshja, i druheni?

Për të qenë i sinqertë, do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Besoj se nuk do të ishte mirë për të dyja skuadrat. Jemi në një pikë të kampionati­t, ku do të luhet një ndeshje e luftuar shumë dhe kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Jo vetëm ne, por edhe Partizanit. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikim­e. Shpresojmë që të mos kemi dëmtime.

Në ndeshjen me Erzenin pati më shumë tifozë të Dinamos në stadium. Keni një mesazh për ta?

I falënderoj tifozët e Dinamos

dhe i mirëkuptoj. Janë pjesa që e duan Dinamon pa interes, kanë kaluar vite të tëra tranzicion­i. Besoj se do të rriten në numër, sepse skuadra po vjen aty ku e duan ata. Dua ta mbështesin skuadrën e zemrës, është Dinamo e tyre si në Superiore, ashtu edhe në të Parën. Besoj do kthehet kjo tifozëri e ndjeshme që kërkon vendet e para dhe cilësinë e lojës. I duhet futbollit një Dinamo e këtij niveli.

Dinamo ka bërë shpesh ndeshje të mira, por javët e fundit ka qenë më pragmatist­e, duke marrë edhe pikët?

Po, kemi zhvilluar ndeshje të mira me Vllazninë dhe Egnatian, po kemi marrë vetëm një pikë. Jemi munduar të ndryshojmë, sepse në këtë pikë kanë vlerë pikët më shumë se loja. Janë automatizu­ar veprimet dhe skuadra ka ardhur në rritje. Duhet të menaxhojmë më mirë rezultatet e të çedojmë te loja. Rëndësi ka të çojmë pikët në shtëpi. Ne mundohemi ta përgatisim ndeshjen, por janë lojtarët aktorët në fushë. Kush do të dijë të menaxhojë presionin e ndeshjes me Partizanin, do të bëjë diferencën. Varet si do të interpreto­jmë ndeshjen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania