Panorama Sport (Albania)

Xhovalin Trifoni: Me Bylisin nxjerrim 90-minutëshin perfekt

-

Apolonia do të presë të dielën në orën 15:00 Bylisin në stadiumin "Loni Papuçiu", në një nga duelet më të rëndësishm­e të kësaj jave në Kategorinë e Parë. Fierakët do të tentojnë të rikthehen te fitorja, ndonëse përballë do të kenë Bylisin. Në një intervistë për "Panorama Sport", sulmuesi i talentuar Xhovalin Trifoni shprehet Apolonia është e përqendrua­r për të marrë maksimumin e pikëve.

Trifoni, si e prisni ndeshjen e radhës me Bylisin?

Situata është e njëjtë dhe detyrim janë tri pikët, si në çdo ndeshje tjetër. Jemi munduar që në çdo seancë stërvitore të japim dhe marrim maksimumin nga vetja për të qenë më shumë se gati për këtë duel të rëndësishë­m. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje pozitive para tifozëve tanë të zjarrtë. Shpresoj të vijnë të shumtë në numër dhe të na mbështesin sepse të gjithë bashkë ia dalim.

Sa i vështirë është ky takim me një kundërshta­r, që i ka hapur Apolonisë shumë probleme në dy ndeshjet e kaluara?

Është një ndeshje shumë e vështirë, që pritet të jetë e dyluftuar në çdo cep të fushës deri në sekondën e fundit. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Mirëpo, është edhe një nga ato ndeshje ku ne do të hyjmë në fushë duke menduar vetëm për veten tonë, për 90-minutëshin perfekt që duhet të zhvillojmë dhe jo për të kaluarën, sidoqoftë ajo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrua­r për të shfrytëzua­r çdo rast.

E shikoni këtë derbi si një mundësi të mirë për t'u rikthyer te fitorja?

Gjithë këto ditë, kemi reflektuar dhe kemi punuar fort për të përmirësua­r shumëçka nga humbja e fundit. Do të mundohemi të jemi një ekip me balancë në dy fazat e lojës dhe të mbajmë performanc­ën në nivelin që na shkon përshtat. Derbi kundër Bylisit është me shumë rëndësi për ne, pasi do të luajmë në shtëpinë tonë dhe normalisht që jemi të detyruar që të bëjmë shumë mirë për të kënaqur edhe tifozët.

A do ta arrijë Apolonia vendin e katërt në tabelë?

Jemi të përqendrua­r vetëm te ky takim dhe më pas të shohim si do të shkojnë gjërat. Përpara kemi katër ndeshje, në lojë janë 12 pikë, gjithçka është e hapur, kështu që do të bëjmë të pamundurën për të qenë pjesë e katër ekipeve më të mira të kampionati­t. HILMI SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania