Panorama Sport (Albania)

Pep: Nuk kemi kohë të “qajmë” eliminimin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Siti luan gjysmëfina­len e Kupës FA kundër Çelsit

Pep Guardiola u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të rikthehen pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampioneve të mërkurën. Mbrojtja e trofeut europian përfundoi me një humbje me penallti kundër Realit të Madridit pas rezultatit të përgjithsh­ëm 4-4 në dy ndeshje. Megjithatë, Siti ka ende dy trofe të mëdhenj për të luajtur në javët e fundit të sezonit. Përpara se ata të kthehen në gjashtë ndeshjet e fundit në kërkimin e një titulli rekord të katërt radhazi në Premier Ligë, sot është momenti të përballen me Çelsin në një gjysmëfina­le të Kupës FA në “Uembli”. I pyetur në konferencë­n e tij për shtyp para ndeshjes nëse lojtarët e tij janë gati të kthehen në aksion, Guardiola e bëri të qartë se Siti do të bëjë gjithçka për fitore këtë fundjavë. “Nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ai. “Nuk mund të na vijë keq për veten tonë. Në futboll humben ndeshjet. Kemi paraqitur më të mirën tonë dhe nuk kemi mundur të fitojmë. Ne do të reflektojm­ë në verë për atë që ndodhi gjatë sezonit. Ju konkurroni për të fituar. Nuk ka ndodhur shumë herë në

sezonet e fundit, por ndonjëherë ju humbisni ndeshje. Kështu ndodhi”. Për gjendjen shpirtëror­e të kampit të tij, katalanasi shtoi: “Sot është më mirë sesa dje dhe nesër do të jetë më mirë sesa sot”. Siti ishte i jashtëzako­nshëm në ndeshjen e dytë të çerekfinal­es, duke

bllokuar në mbrojtje skuadrën e Karlo Ançelotit dhe duke krijuar një mori rastesh. 88 prekjet e anglezëve në zonën e Realit ishin më të lartat regjistrua­r ndonjëherë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve nga Opta, ndërsa 33 goditjet ishin një rekord bë çdo fazë eliminator­e

të katër sezoneve të fundit. Ndërsa Guardiola është padyshim i zhgënjyer që nuk arritën gjysmëfina­len e katërt radhazi, ai ishte i kënaqur me mënyrën se si performuan lojtarët e tij. “Ata (Reali] janë një ekip i jashtëzako­nshëm dhe ne ishim absolutish­t të jashtëzako­nshëm nga minuta e parë deri në të 120-ën, plus penalltitë”, tha ai. “Ne ishim vërtet të mirë, humbëm me një diferencë në penallti 4-3. Duhet ta pranosh. Ishim mirë, por jo mjaft mirë. Ekipi është gjithmonë aty. Jam shumë krenar. Do të doja të isha atje në Ligën e Kampioneve, për fat të keq ne nuk jemi, bëmë gjithçka. Ata e dinë, ne e dimë, por nuk mjaftoi. Ne i urojmë ata dhe nesër (sot) është radha e Kupës FA”. Një nga lojtarët kryesorë të Çelsit këtë sezon është ish- lojtari i Sitit, Kol Palmer. 21- vjeçari u largua verën e kaluar pasi doli nga akademia e Sitit dhe ka shijuar një vit të parë të shkëlqyer në “Stamford Bridge”, duke shënuar 25 gola dhe duke ofruar 13 asiste. Përpara sfidës së sotme me blutë, Pep pranoi rrezikun që i kanoset prej ishtalenti­t të tij dhe përsëriti se nuk ishte vendimi i tij që Palmer të largohej. “E di që ai është një lojtar i jashtëzako­nshëm. E dinim që kur ishte këtu. Nuk i dhashë minutat ndoshta që ai meritonte dhe që po luan tani te Çelsi. Ai është një kërcënim i jashtëzako­nshëm. Unë i thashë të qëndronte, por ai më tha se donte të ikte”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania