Panorama Sport (Albania)

Klop: Po fituam 6 ndeshjet tona besoj se ia dalim

-

Jyrgen Klop beson se Liverpuli mund të fitojë titullin e Premier Ligës nëse fiton gjashtë ndeshjet e mbetura të kampionati­t. Shanset e Liverpulit për titull morën një goditje të madhe në fundjavën e shkuar, kur humbën me Kristal Palasin 1-0 në shtëpi. Shpresa e tyre për të fituar Ligën e Europës përfundoi të enjten pasi skuadra e Klopit nuk ishte në gjendje të përmbyste disavantaz­hin 3-0 nga ndeshja e parë, ndërsa fitoi vetëm 1-0 në Bergamo. Trajneri gjerman iu kënaq vetëm faktit që skuadra fitoi ndeshjen e parë pas 10 pa pësuar gol, por problemet mbeten ende në anën tjetër të fushës, sepse “reds”-at nuk kanë arritur të shënojnë nga loja e hapur prej 6 orësh. Por pavarësish­t vështirësi­ve në këtë moment kritik të futbollit, Klop mendon se diferenca prej dy pikësh ndaj kryesuesve të Mançester Sitit mund të korrigjohe­t me një ecuri perfektë në 6 javët e mbetura: “Nuk është padyshim në duart tona, nuk bëhet fjalë për këtë. Por mendoj se nëse do të fitonim të gjitha ndeshjet tona, ka një shans të mirë që të jemi kampionë. Nëse nuk e bëjmë, ka një shans të mirë që dikush tjetër të jetë kampion. Ndoshta do të na

duhet të fitojmë vetëm pesë, por askush nuk e di. Kush do ta kishte menduar që Arsenali të humbiste kundër Aston Vilës? Ne të gjithë ulemi këtu dhe mendojmë ‘OK, po. Siti do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e tyre’ dhe kjo ka ndodhur mjaft shpesh, por ata kanë shumë

ndeshje për të luajtur dhe kundërshta­rë të vështirë gjithashtu. Ne nuk mendojmë për këtë. Ne nuk mendojmë për ta. Mendojmë vetëm se si mund të sigurohemi që të fillojmë të fitojmë përsëri ndeshjet. Ne do të bëjmë të pamundurën për të fituar ndeshjet tona”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania