Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e kuq i lënë jashtë, stadiumin e mbushin... turistët

- DENIS LALA

Ndeshja e së shtunës mes Partizanit dhe Dinamos, e fituar nga "demat" me shifrat 2-0, u ndoq nga një numër i kënaqshëm spektatorë­sh, rreth 2500. Ra sërish në sy prania e konsiderue­shme e turistëve, të paktën në tribunën kryesore. Mesa duket janë pikërisht të huajt që po mbushin stadiumet tona, në një kohë kur vendësit e kanë humbur frikshëm besimin dhe rrjedhimis­ht interesin.

* Hadroj kryen seancën e radhës rikuperues­e para startit të ndeshjes. Mbrojtësi nuk ia doli të jetë gati për këtë derbi dhe e ndoqi ndeshjen nga sektori "VIP".

* Ndeshja nis me një nderim për ish-punonjësin e klubit, Luan Gjini, që humbi jetën në moshën 52-vjeçare disa ditë më parë për shkak të luftës së gjatë me sëmundjen e diabetit. Barjamaj sinjalizon edhe mbajtjen e një minute shtesë.

* Lorenco Vila kryen një ndërhyrje të ashpër ndaj Gjelbrim Taipit në minutën e parë. Barjamaj e fal dhe i bën me shenjë se përfitoi vetëm për shkak se ndeshja sapo kishte nisur.

* Për herë të parë në këtë sezon Partizani merr masa që edhe në tribunën përballë tifozët të konsumojnë birra, duke vendosur një mini- birrari.

* Partizani shënon në minutën e 30-të. Lojtarët e Dinamos pretendojn­ë për një faull gjatë aksionit dhe përpiqen të marrin sa më shumë kohë. Behiratçe mban topin në dorë dhe refuzon ta dërgojë në mesfushë për të rinisur lojën.

* Turistë të shumtë në tribuna, që vijnë për të ndjekur derbin. Në momentin që shënon Partizani zgjedhin të brohorasin për të kuqtë. I qëndrojnë besnikë deri në fund dhe hyjnë ndjeshëm në atmosferën e ndeshjes.

* Sembene dhe Qirko mundohen të hutojnë Denisonin në momentin e penalltisë. Mbrojtësi refuzon t'i japë topin, ndërsa portieri ia heq nga pika e bardhë. Në fund portieri i gjen krahun dhe ia pret 11-metërshin.

* Drejtori Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea, ishte i pranishëm për të ndjekur derbin nga shkallët e stadiumit. Presidenti Demi e ndoqi ndeshjen nga zyra e tij.

* Disa nga lojtarët e Partizanit, që nuk ishin të grumbullua­r në këtë ndeshje, mbeten jashtë stadiumit në pushimin mes pjesëve. Oficerët e sigurisë nuk i lejojnë ata të hyjnë pa bileta. Bytyçi, Janjeva dhe Tahri qëndrojnë thuajse 10 minuta në pritje. Fillimisht hyn mbrojtësi dhe pas disa çastesh edhe të tjerët.

* Në fund të ndeshjes Skuka dhuron fanellën e tij për një vajzë të vogël në tribunë. Në momentin kur ai po ja jepte, një tjetër tifoz ndërhyn dhe e merr me forcë fanellën. Më pas Skuka nuk e lejon, duke ia dhënë fanellën tifozes së vogël. Zotëria më pas i kërkon falje Xhulios.

 ?? ?? Banderola e vendosur te tribuna e tifozëve të Partizanit në nderim të Luan Gjinit
Banderola e vendosur te tribuna e tifozëve të Partizanit në nderim të Luan Gjinit
 ?? ?? Presidenti Demi duke ndjekur ndeshjen nga dalja e zyrës së tij
Presidenti Demi duke ndjekur ndeshjen nga dalja e zyrës së tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania