Panorama Sport (Albania)

NOTAT BARÇA

-

TER SHTEGEN 6.5 – Portieri prish serinë prej gjashtë ndeshjesh pa pësuar. Vinicius e mposht atë me një penallti. Ter Shtegen gjen krahun, por mbërrin pak vonë. I sigurt dhe i zgjidhur në pjesën tjetër të qasjeve.

KUNDE 6.5 – Ksavi e vendos francezin në anën e djathtë për të ndaluar Vinicius dhe ndryshon qasjen e tij të zakonshme për të zhvendosur Arauhon në atë pozicion. I vëmendshëm, i sigurt dhe i shpejtë për të ndalur lëvizjet e braziliani­t.

ARAUHO 6 – Protagonis­t i javës për shkak të përjashtim­it ndaj PSG-SË dhe shkëmbimit të polemikave me Gyndoan. Është shfaqur i sigurt, si gjithmonë në mbrojtjen e Barcelonës me autoritet dhe rregull.

KUBARSI 6 – Qendërmbro­jtësi 17vjeçar ka luajtur “El Cásico”-n e tij të parë. Trajneri e di që as ambienti, as ambienti dhe as lojtarët rivalë nuk ndikojnë tek ai. Shkakton një penallti që sjell golin e barazimit të Realit.

KANSELO 5 – Mbrojtësi i djathtë portugez, i kthyer në mbrojtës të majtë, kalon një tjetër mbrëmje jo fort bindëse. Lukas Vaskez e turpëron në rastin e penalltisë. Vuan shumë, i mungon intensitet­i.

KRISTENSEN 7 – Danezi i shkëlqyer me paraqitjen e tij për sa kohë ishte në fushë. I jep epërsinë Barçës, komandon në mesfushë. Sakrifikoh­et nga Ksavi pas dëmtimit të De Jong. Nga 46’ FERMIN LOPEZ 7 – Impakt i menjëhersh­ëm, duke shënuar golin e 1-2.

DE JONG 6.5 – Nuk e përfundon pjesën e parë: dëmtoi kyçin e djathtë, i njëjti që e mbajti jashtë për pesë javë, pas një ndërhyrje të Valverdes. Deri atëherë, ishte timoni dhe mushkëritë e Barcelonës.

Nga 45’+7 PEDRI 6.5 – Mesfushori i jep më shumë rrezikshmë­ri lojës së Barcelonës.

GYNDOAN 6 – Në “Bernabeu” konfirmon karakterin e tij të vetëdijshë­m dhe flegmatik dhe mentalitet­in e tij të ftohtë. Ai shfaqet në të gjithë fushën, duke i dhënë drejtim dhe pauzë lojës së Barçës. Në pjesën e dytë, tashmë pa të dëmtuarin de Jong, u tërhoq.

JAMAL 7 - Fiton çdo duel ndaj Kamavingës, duke e detyruar Ançelotin ta zëvendësoj­ë francezin. Ofron vertikalit­et, shkathtësi dhe rrezikshmë­ri. Shënon një gol fantazmë, që VAR nuk e sinjalizon.

LEVANDOVSK­I 6 – Polaku është dukur shumë larg manovrës sulmuese të Barcelonës. Një hije në takimin e djeshëm. Nuk ishte e lehtë për të me një Rydiger si përbindësh përballë. Nga 64’ FERRAN TORRES 6 – I jep impuls lojës dhe i afrohet golit.

RAFINJA 6 – Sulmuesi brazilian nuk është aq protagonis­t si në ndeshjet e mëparshme: në dy ndeshjet kundër PSG-SË ai shënoi tre gola. Nga 64’ ZHOAO FELIKS 6 – Pritej më shumë për portugezin në 30 minutat e fundit.

KSAVI HERNANDEZ 6.5 – Merita e madhe i shkon sepse tentoi në çdo minutë për ta fituar takimin për ta mbajtur të gjallë titullin në La Liga. Në fund nuk ia doli, por të paktën tentoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania