Panorama Sport (Albania)

Historia me aksionet, dolën në shitje për 1.6 milionë euro

-

Aksionet e KF Tirana, në pronësi të Halili "Sh.p.k", kanë dalë në shitje me një ankand publik. Një zyrë përmbarimo­re, që kishte bllokuar aksionet e familjes Halili te klubi i futbollit për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta në vitin 2019 të një kompanie tjetër të Refik Halilit, tashmë ka marrë vendimin. Zyra përmbarimo­re ka nxjerrë zyrtarisht në shitje këto aksione, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, në mesjavën e ardhshme. Kompania e përmbarimi­t në fjalë, me njoftimin publik, ka bërë të ditur se në shitje janë 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë ose e thënë ndryshe për rreth 1.6 milionë euro. ÇËSHTJA - Borxhi që do të përmbarohe­t dhe që ka sjellë shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili "Sh.p. k" kompania "Alfa", në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza(preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë. Kreditori, Treza, pasi ka fituar gjyqin me vendim të formës së prerë, ka kontaktuar një shoqëri përmbarimo­re për bllokimin e aksioneve në masën 66%. Bllokimi është urdhëruar në datën pesë shtator, por është bërë publik nga Qendra Kombëtare e Biznesit më 13 shtator 2019. Pas pesë vitesh pritje, kreditori ka kërkuar shitjen e aksioneve të KF Tiranës që të marrë paratë e fituara në gjyq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania