Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ZOMER 7- Një pritje e jashtëzako­nshme në fundin e pjesës së parë që vlen sa një gol, sepse mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes. I ruan nervat edhe në fund.

PAVAR 7- Bën një mbyllje magjike kundër Rafael Leaos. Jep asistin për ta çuar Açerbin përpara portës për golin e parë. Në pjesën e dytë lufton si i tërbuar duke anuluar Pulisiçin.

AÇERBI 7,5- Është rastësi që goli i titullit është i tiji? Ai është lojtari që Inzagi i besoi më shumë sesa të gjithë, edhe në momentin më të zi të sezonit. Ai e paguan besimin duke i dhuruar titullin Interit. Edhe pse gabon disi te goli.

BASTONI 6,5- Një hapje e lojës nga ana e tij sjell golin e aksionit të dytë. Në fakt ishte një largim topi nga frika, por solli golin. Por ka përgjegjës­i në tolin e Tomorit. (Nga 88' De Vraj-pa notë)

DARMIAN 6- Pas një nisjeje në sulm, u kujtua që me Teon dhe Pulisiçin bën mirë të qëndrojë disi më i tërhequr. Ndoshta më shumë sa duhet.

(Nga 84' Dumfris 4- Humbet toruan, ashtu si Teo. Mënyrë e shëmtuar për ta mbyllur kështu derbin).

BARELA 7- Një derbi në linjë me fazën e dytë të kampionati­t. Topat e dytë janë të gjithë të Interit dhe kjo për meritën e tij. Nga e majta në të djathtë gjithmonë për t'i bërë keq Milanit. (Nga 77' Fratezi- Pa notë. Futet kur ndeshja u nervozua).

ÇALHANOGLU 6- I saktë, por në limitet e detyrës. Në një mbrëmje që përfundon me sherr, turku nuk është protagonis­ti. (Nga 84' AsllaniPa notë. Çfarë rritjeje ka pasur! Në kushte të tjera, Inzagi nuk do ta kishte futur në fushë).

MKITARIAN 6,5- Depërton dhe përplaset. Praktikish­t manuali i mesfushori­t perfekt.

DIMARKO 6,5- Shumë korsi dhe krosime. Nëse nuk do të ishte për defektin e Lautaros, mund të jepte një asist. (Nga 77' Karlos Augusto-pa notë).

TURAM 8- Rigjen partnerin e tij të sulmit pasi ishte rikthyer te goli. Momentin jo e ka lënë pas krahëve dhe duket. Lufton dhe driblon këdo që i del përpara. Është dita e tij dhe duket që në fillimin e ndeshjes.

LAUTARO 6- Notë me hatër për atë që ka bërë në të gjithë sezonin, sepse në këtë derbi e mbysin emocionet.

TRAJNERI INZAGI 8- Nota e sezonit do të jetë më e lartë sesa kaq. Kjo është për fitoren në derbi, që në pjesën e dytë e vë disi në vështirësi, por 6 fitore radhazi nuk janë rastësi. Strateg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania