Panorama Sport (Albania)

Pioli: Na mungoi fati, cikli im mbetet për t’u vlerësuar

-

Milani është skuadra që i janë treguar më shumë kartonë të kuq në këtë edicion të Serisë A. Plot tetë për kuqezinjtë, dy nga të cilët dje në mbrëmje. Por nuk janë ato arsyeja e humbjes, të paktën në analizën që Stefano Pioli ofroi në konferencë për shtyp.

Mbrëmja më e ndërlikuar që kur drejtoni Milanin. Folët me ekipin?

Shkova në dhomat e zhveshjes për t’u përpjekur që t’ua ngeja pak moralin sepse duhet ta mbyllim mirë kampionati­n dhe të shtunën kemi një tjetër ndeshje të rëndësishm­e. Edhe një herë nuk arritëm të paktën të barazojmë këtë derbi. Jemi tepër të zhgënjyer.

Jeni i zhgënjyer nga përpjekja për të luajtur me tre mbrojtës?

I zhgënjyer nga pikëpamja taktike, jo, prioriteti në përgatitje­n e ndeshjes ishte të përpiqeshi­m të hiqnim barazinë numerike, të mos ishim shumë lart dhe t’i prisnim për të gjetur hapësira kundërsulm­esh. Interi na lëndoi në pjesën e parë me goditje nga këndi dhe më pas me kundërsulm­e. Goli i dytë na e komplikoi edhe më shumë ndeshjen, edhe pse skuadra luftoi me shumë bujari dhe vullnet.

Si mund t’i komentojmë 17 pikët diferencë me Interin?

Interi humbi vetëm një ndeshje dhe më lejoni të them gabimisht. Ka 3-4 vite që ka skuadrën më të fortë në kampionat, nuk besoj se dikush mund të ketë dyshime për këtë. Na mungonte muaji në të cilin humbëm dy ndeshje dhe barazuam dy, më pas na mungonte vazhdimësi­a e paraqitjev­e të nivelit të lartë. Ky është realiteti. Nëse dallimi mes Interit dhe skuadrave të tjera është kaq i dukshëm, do të thotë se ata janë vërtet të fortë dhe të tjerët duhet të bëjnë hapa përpara. Sigurisht edhe ne.

Çfarë ju ka munguar kundër Romës dhe Interit?

Filluam sezonin shumë mirë sepse pas 8 javësh ishim të parët në renditje. Pastaj pas pushimit e patëm atë muaj shumë të vështirë dhe më pas arritëm në këto ndeshje me 7 fitore radhazi. Ndeshjet kundër Romës nuk ishin ato që donim dhe çfarë duhej të bënim. Ky derbi erdhi gjithashtu në një moment te keq, megjithatë nuk k mund t’i fajësoj lojtarët. Ky ishte derbi më i balancuar që kemi luajtur ndonjëherë.

A ka përfunduar cikli juaj në Milano?

Nuk e di. Fillimisht dëgjova analizën tuaj për Simone Inzagin, i cili 14 muaj më parë dukej se ishte në vështirësi dhe më pas bëri gjithçka që bëri. Jam mirë, punoj mirë, mendoj se skuadra ka vend për përmirësim. Tani duhet ta mbyllim kampionati­n në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pas do të bëhen vlerësimet që do të jenë më të mirat e mundshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania