Panorama Sport (Albania)

Canka: Lushnja ia del në Burrel “Matjanët janë kockë e fortë në shtëpinë e tyre, rëndësi ka të mos mundemi”

- ALBAN ALUSHI

Kapiteni

i verdhejesh­ilëve kërkon maksimumin nga ekipi, që të mos rrezikojë në fund

Lushnja rikthehet në stadiumin “Liri Ball abani”, aty ku realizoi pikët e para të këtij sezoni. Në 23 shtatorin e vitit të kaluar, Lushnja do të fitonte 2-0 kundër Burrelit, me golat e Mikel Cankës dhe Xhejms Ajindes. Edhe kjo përballje e fazës së tretë është sikurse starti i sezonit për verdhejesh­ilët, pasi diferencat janë vetëm tri pikë. Lushnja është në një garë katërshe së bashku me Kastriotin, Besën dhe Burrelin, për mbijetesën. Secila nga këto skuadra nuk dëshiron të zgjasë kampionati­n me ndeshjen shtesë në fund të sezonit të rregullt. Fitorja me Besën i dha përparësi lushnjarëv­e, që ndërruan marsh pas tre humbjeve radhazi. Skuadra e Maganit ndodhet në vendin e shtatë, në një pozicion që mund ta ruajë nëse vijon me rezultate pozitive përballë kundërshta­rëve të drejtpërdr­ejtë. Verdhejesh­ilët vijojnë të përgatiten për ndeshjen e radhës, atë të ditës së diel që do ta luajnë në stadiumin “Liri Babllabani” të Burrelit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i lushnjarëv­e Mikel Canka u shpreh me optimizëm. “Arritëm një fitore të merituar me Besën, ku treguam vendosmëri, këmbëngulj­e dhe e merituam plotësisht. Kemi një ndeshje të vështirë me Burrelin, që i ka pozitat e njëjta. Kjo sfidë është po aq e rëndësishm­e sa ndeshja

me kavajasit. Duhet të japim maksimumin që mos të dalim pa pikët tona nga Burreli. Matjanët kanë një ekip të mirë, janë një ‘kockë e fortë’ në fushën e tyre. Të përqendroh­emi për të marrë maksimumin. E vlerësojmë si kundërshta­r, por po arrijmë në fund të kampionati­t

prandaj duhet maksimumi për të marrë më të mirën. Dhe më e mira jonë janë pikët”, deklaroi për gazetën kapiteni dhe golashënue­si më i mirë i Lushnjës, Mikel Canka. Me një trepikësh në Burrel, skuadra e Maganit do të largonte rrezikun e rënies.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania