Gazeta Shqiptare

OPOZITA

- Valentina Madani

Opozita pritet që të enjten në Kuvend dhe në KQZ të dorëzojë dosjen me deklaratat individual­e të deputetëve, të cilët heqin dorë nga mandati. Vetë kreu i PD- së, Lulzim Basha, mohon çdo mundësi negocimi me Edi Ramën dhe çdo mundësi për t'u tërhequr nga vendimi për djegien e mandateve. Basha u shpreh i vendosur se nuk ka kthim prapa në vendimin për djegien e mandateve. Në një dalje për mediat, Basha tha dje se opozita do të jetë në krah të shqiptarëv­e. "Ajo që do ndodhë është që nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht çështje mandatesh, nuk do ketë më parlament dhe për këtë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë", deklaroi z. Basha. Kreu i opozitës shprehet se vendit i duhet një qeveri transitore, për të përgatitur zgjedhjet e parakohshm­e dhe për të bërë drejtësi. Pas vendimit për lënien e mandateve, duket se Lulzim Basha, tashmë nuk kërkon vetëm qeveri transitore, por edhe burgosjen e zyrtarëve të PS- së që sipas tij janë kapur duke vjedhur vota. "E para, dorëheqja e Edi Ramës, largimi i Edi Ramës dhe hetimi i tij. Qeveria transitore duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon. Damian Gjiknuri, Taulant Balla që ka vjedhur votat duhet të shkojnë në burg", deklaroi z. Basha. Kreu demokrat iu përgjigj edhe deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, sipas së cilës vendimi i opozitës shqiptare për të bojkotuar parlamenti­n dhe djegur mandatet është kundërprod­uktiv dhe shkon kundër reformave që kërkon integrimi. "Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja ' 339'. Kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit dhe hyjnë në burg. BE duhet të jetë e besueshme. Integrimin europian e pengon kapja e gjitha pushteteve, të cilat janë vetëm në dorën e një autokrati të korruptuar dhe të lidhur me krimin, - tha Basha.

REAGIMI

Kryesia e PD- së miratoi mbrëmë unanimisht propozimin e grupit parlamenta­r të për të hequr dorë nga mandatet në Kuvend. Ky vendim do t'i paraqitet sot për vendimmarr­je finale Këshillit Kombëtar të PD- së. Pas mbledhjes, kreu i PD- së, Lulzim Basha, refuzoi të komentojë deklaratat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është shprehur kundër djegies së mandateve, por ai përmendi se për PD dhe atë vetë nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Basha iu përgjigj ambasadës amerikane me një shprehje të presidenti­t Linkoln. "Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të për-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania