Gazeta Shqiptare

Çika: Më shumë se 3 deputetë kanë qenë pjesë e Sigurimit

-

Shoqata

Antikomuni­ste e të Përndjekur­ve kërkon më tepër transparen­cë për dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit për deputetët e parlamenti­t shqiptar. Deri më tani Autoriteti i Dosjeve thotë se më shumë se 3 deputetë kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, ndërsa kreu i Shoqatës Antikomuni­ste, Nebil Çika tregon se ka më tepër. "Komisioni Bezhani, i cili ka pastruar figurat pas vitit 1997, i ka dhënë atij në shkelje të ligjit dhe ai rezulton i pastër edhe pse në dosje vërtetohet veprimtari­a kriminale me Sigurimin e Shtetit", deklaroi z. Çika. Sipas tij, Autoriteti ka përjashtua­r disa emra të përfshirë në sigurimin e shtetit në parlament. "Kemi të dhëna që është fshehur autori të krimeve të komunizmit. Kemi dy raste të vërtetuara, siç është kryetari i parlamenti­t, Gramoz Ruçi dhe deputeti Spartak Braho", u shpreh z. Çika. Kreu i Shoqatës Antikomuni­ste të të Përndjekur­ve thotë se gjendja me fshehjen e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit është e rëndë dhe se duhet bërë edhe më tepër transparen­cë publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania