Gazeta Shqiptare

Lefter Koka, kundër LSI: Nuk e djeg mandatin, na përdor Berisha

Malltezi: Lefteri po detyrohet të hedhë “vallen” e Ramës

-

LSI

iu bashkua unanimisht opozitës së bashkuar për të djegur mandatet, por dje deputeti i Durrësit, Lefter Koka, doli kundër vullnetit të grupit dhe kryetares Monika Kryemadhi. Ai deklaroi se është zgjedhur për të përfaqësua­r popullin dhe shton se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njëri që sipas Kokës, bën thirrje për të qëlluar me "plumb ballit" në shekullin e 21. "Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqyte­tarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislati­v dhe të jem përfaqësue­si i tyre. Parimet e mia në 2 dekada të jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që më kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkudhët­arët dhe udhërrëfye­sit e mi", tha z. Koka. Ky sipas tij, nuk është një vendim thjesht i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. "Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikëris­ë durrsake, që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t'u vënë flakën institucio­neve shtetërore apo parlamenti­t shqiptar. Thellësish­t mirënjohës për të përfaqësua­r sa më denjësisht zërin tuaj!", deklaroi z. Koka. Por, anëtari i kryesisë së PD- së, Jamarbër Malltezi, shprehet se Lefteri po detyrohet të hedhë "vallen e Ramës" për shkak të firmës që ka hedhur kur ishte ministër Mjedisi, në atë që e quan afera 178 milionë euro e incenerato­rëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania